Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, i ftuar në studio me Armela Ferkon, foli për thirrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në SPAK dhe hetimet e aferave korruptive. Sipas Saraçit, në fjalën e tij në Këshillin Bashkiak, Erjon Veliaj nuk kishte për qëllim që të sqaronte pozitat e tij me drejtësinë, por e përdori për të dërguar mesazh për kryeministrin Edi Rama, që ai nuk ikën pa përfunduar mandatin dhe nëse bie, do e tërheqi me vete, duke folur me “ne” sa I përkëtë angazhimit në zgjedhjet e ardhshme.
“Erjon Veliaj shmangu gazetarët në SPAK se nuk kishet për qëllim që të sqaronte qytetarët. Edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, veliaj e kerqpërdori këtë institucion për ti ccuar mesazh shefit të tij, Kryeministrit Edi Rama, atij të cilit I faturon goditjet nga SPAK. Veliaj u shpreh në mbledhjen e Këshillit se ai do të vazhdoj të ushtrojë deri në fund mandatin e tij. Nuk i kërkoi njeri, aq më pak prokurorët e SPAK, që të jepte dorëheqjen, por e morën në pyetje, po e hetonin. Pse Erjon Veliaj duhet të përmendëte ccuarjen deri në fund të mandatit dhe angazhimin në zgjedhjet e adfhshme? Unë si qytetar i Tiranës do të doja të dëgjoja një sqarim nga kryebashkiaku, se përse e thirrën prokurorët e SPAK, për ccfarë po e hetojnë dhe nëse i kanë komunikuar akuzë. Por nuk ishte ky qëllimi, qëllimi ishte dërgimi I një mesazhi të drejtëpërdrejtë te EdI Rama që unë jam këtu dhe mund të angazhohem në zgjedhje për të konfirmuar besimin. Dhe me “Ne do ju mundim” nënkuptoi që mund të jenë bashk në zgjedhje, por nëse bie ai, bien bashkë. Për mos ti besuar gojëve të liga, që ka kërkesë mase apo për kërkesa të imponuara për dorëheqje, por këto mbeten të pakonfirmuara, deri sat ë ketë një përgjigje zyrtare apo Endi Fuga të shkruaj letrën e dorëheqjes”- u shpreh Saraçi. Sipas Saraçit, thirrja e Veliajt sot në SPAK ishte një mesazh që prokuroria e posaçme i dha personave të përfshirë në këto afera korruptive, që kryebashkiaku i Tiranës është i paprekshëm.Shkuarja e sotme e Erion Veliaj në SPAK ishte vetëm një mesazh që SPAK i dha personave të përfshirë në këto afera korruptive, që Erion Veliaj është i paprekshëm. Që Erion Veliaj do të vazhdojë dhe vazhdon të jetë kryetar dhe të gjithë ju dëshmitarë dhe që keni një provë që mund të ndihmojë SPAK dhe SPAK mund ta gjejë dhe SPAK mund të pyese dhe të jepni informacion, mos guxoni ta bëni sepse SPAK nuk i bën asgjë Erion Veliajt dhe Erion Veliaj do të jetë i lirë për të intimiduar dëshmitarët, për të prishur provat dhe për të bërë çdo gjë tjetër për dëmtuar këto hetime’, u shpreh gazetari.
Saraçi: Kjo ishte e pamjaftueshme për rëndësinë që ka kjo ngjarje. Shkuarja e sotme e Erion Veliaj në SPAK ishte vetëm një mesazh që SPAK i dha personave të përfshirë në këto afera korruptive, që Erion Veliaj është i paprekshëm. Që Erion Veliaj do të vazhdojë dhe vazhdon të jetë kryetar dhe të gjithë ju dëshmitarë dhe që keni një provë që mund të ndihmojë SPAK dhe SPAK mund ta gjejë dhe SPAK mund të pyese dhe të jepni informacion, mos guxoni ta bëni sepse SPAK nuk i bën asgjë Erion Veliajt dhe Erion Veliaj do të jetë i lirë për të intimiduar dëshmitarët, për të prishur provat dhe për të bërë çdo gjë tjetër për dëmtuar këto hetime.
Pra SPAK sot dha këto mesazhe që Erion Veliaj do të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të jetë për nga pushteti numër 2 në Shqipëri dhe ju mos guxoni të jepni prova për zbardhjen e këtyre aferave.
Kemi parë standardin e ndjekur nga SPAK edhe në rastin e zotit Berisha, dosja Partizani, një dosje pa dosje, një dosje pa prova, një dosje ndaj një personi pa pushtet, sot s’ka pushtet është lideri i opozitës, iku nga pushteti para 12 vitesh, dhëndri i tij me 0 pushtet pa asnjë provë karshi të dy individëve të hetuar dhe SPAK nxitoi të kërkonte masë sigurie pa ngritur akuza dhe pa gjetur një provë të vetme.
Por kur flasim për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, për aferën 5D dhe për tendera dhe afera të tjera pafundme, të dyshuara se mund t’i ketë konsumuar një kryetar bashkie, me pushtet numri 2 në Shqipëri, nuk paska rrezik ky që mund t’i dëmtojë provat?