Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratën për mediat akuzoi qeverinë për abuzim ekonomik lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe Porto Romanos. Ai e cilësoi këtë si “vjedhjen më të madhe të kohërave” që rëndon mbi taksapaguesit shqiptarë me një kosto prej 1.3 miliardë euro.
Berisha denoncoi tenderin e shpallur për fazën e parë të projektit në Porto Romano, duke deklaruar se fituesi është përcaktuar paraprakisht për arsye klienteliste. Ai premtoi se një qeveri e drejtuar nga PD do të anulojë çdo marrëveshje të nënshkruar në periudhën para zgjedhjeve.
“Çështja e tretë që unë dua të sjellë në vëmendje. Qeveria po shfrytëzon ditët e fundit të vitit për të mbuluar në një farë mënyrë, vjedhjen më të madhe të kohërave, që është vjedhja në portin e Durrësit.
Pasi anulloi për arsye pazaresh tenderin e parë, ajo po shpall këto ditë tenderin 400 milionë euro për fazën e parë të portit në Porto Romano. Natyrisht fituesi është përcaktuar, por unë jam sot këtu për tu bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të mos bëhen bashkëpunëtore në një krim më të madhin që kanë njohur shqiptarët në rrafshin ekonomik, sepse qeveria e PD në mënyrë absolute nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme gjer në datën 15 maj të vitit që vjen.
Ligji shqiptar ndalon në mënyrë kategorike prokurimet 4 muaj para zgjedhjeve. Por përveç kësaj Porto Romano është vjedhja më e madhe në histori ndaj këtij kombi, pasi dënon çdo shqiptar, dënon taksapaguesit shqiptarë me 1.3 miliardë euro dhe unë zotohem që ai projekt nuk do të ndodhë kurrë, por 1.3 miliardë euro do të ju kalojnë rroga e pensione shqiptarëve.
i Durrësit, port mijëra vjeçar, do të funksionojë, do të përmirësohet, do të thellohet sipas të gjitha projekteve ekzistuese për këtë port, dhe kurrë shqiptarët nuk do të ndërtojnë me taksat e tyre një port të ti, në mënyrë që Edi Rama të ndërtojë parajsën e vet me arabin e tij, Alalabarin dhe çunat e Dubait në Durrës në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.