# Tags

Disponohen video mesazhe për party erotike në bashki e kryeministri! Zëdhënësi i SPAK është Fuga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar prokurorinë dhe qeverinë për mbulim dhe fshehje të skandaleve që përfshijnë krerë të institucioneve të larta shtetërore. Ai ka theksuar se prokuroria heshti për një kohë të gjatë lidhur me një ngjarje të rëndë, dhe se pas 5 orësh, kur u lëshua një komunikatë, ajo nuk ishte e plotë.
Berisha tha se, janë gjetur dokumente dhe prova që zbulojnë një nivel ekstrem të degradimit moral dhe etik në disa institucione të shtetit, duke përfshirë këtu aktivitete dhe festa që ai i quajti “festa erotike”.
“Nëqoftëse prokuroria do të ishte, të themi çerek e pavarur, ajo lëshonte dje komunikatën, apo jo. Ajo e kishte për 5 orë, defakto nënkryetarin e PS, njeriun më të fuqishëm, gjithnjë kryetari i bashkisë së Tiranës është njeriu më i fuqishëm pas kryeministrit. Mos të kemi iluzion për këtë. Por prokuroria heshti, heshti, se kishte urdhër të mos lëshonte komunikatën. Tani e ka lëshuar komunikatën, por nuk e ka të plotë.
Tani dua t’ju them ju dhe edhe qytetarët ti informoj, sepse disponohen dokumente shumë kompormentuese për disa party të shtruara në bashki, që tejkalojnë çdo standard dhe të panjohura, të papërsëritura që nga themelimi i shtetit shqiptar, gjer sot. Këto, quajini si të doni, po i quajmë festa erotike, janë dëshmi e një degradimi ekstrem sipas denoncimeve të atij institucioni. Pse mbahen këto? Mbahen se ato qenken bërë një lloj standardi dhe për kryeministrinë dhe institucionet e tjera.
Ju garantoj se grupi parlamentar i PD do të paraqesë me urgjencë kërkesën për një komision hetimor, për këto zhvillime. Çfarë ka rrjedhur.
Ka rrjedhur se në telefonat e sekuestruar, e konfiskuar të drejtorëve dhe punonjësve, janë gjetur mesazhe dhe video që tejkalojnë imagjinatën normale se mund të ekzistojnë. Prokuroria nuk mund ta mbyllte këtë, sepse këtu kemi të bëjmë me një shkallë degradimi moral ekstrem.
Dhe ne do ta hetojmë këtë.
Partia Demokratike do ta hetojë këtë, nga kryeministria gjer tek të gjitha institucionet, se pikërisht se këto janë një lloj standardi, ato e mbajtën të fshehur në prokurori, e mbajtën të fshehur. Por këto nuk i mban asnjë vend në botë të fshehura.
Jo, zyrtari është i detyruar të zbatojë një kod serioziteti dhe etike në çdo vend të botës dhe në zyrat e tij. Ndaj dhe ç’thonë ata pas 24 orësh, ata thonë ato që u thotë Fuga, i cili dhe vetë është nga më të implikuarit. Ata nuk e shkrojtën.
E keni konstatuar ju jë gjë. Ky është i vetmi institucion. Kush është zëdhënësi i tyre? Ata flasin për zëdhënës dhe nuk kanë zëdhënës. Dmth zëdhënësi i tyre është Fuga. Kështu hidhi në kosh këto që thanë. Pse nuk thanë mbrëmë.
Pse e thirrën Belind Këlliçin. E thirrën Belind Këlliçin në të njëjtën kohë, vetëm e vetëm për të sfumuar 5 orëshin e Erion Veliajt. Dhe çfarë e pyetën? Na thuaj pak për diplomën. Belind Këlliçi ta dijë çdo shqiptar, është së bashku me një mikun e tij, Etion Kapedani, janë dy shqiptarët që kanë dalë të parët në 1 mijë studentë dhe kanë diplomat më të shkëlqyera  të asaj shkolle ku kanë studiuar. Kjo është e vërteta e diplomës së tij.
Ç’është kjo fotografik me Trump. Vazhdojnë këta me Sorosin, sikur ka bërë fotografi me armikun e botës. Ta ketë për nder atë fotografi. Çfarë ligji shqiptar ka thyer Belind Këlliçi me fotografinë me presidentin e zgjedhur Donald Trump, pse ka bërë fotot me të. Të thuhet se po e heton ligji amerikan. A McGonigalin që Edi Rama i ka dhënë thesin me 225 mijë dollarë nga zyra e tij, nuk e hetojnë Edi Ramën për këtë. Nuk e pyesin Edi Ramën. Pyesin Belind Këllçin për foton që ka bërë me presidentin e SHBA-së. Ja pra se çfarë janë, këto kanë lëshuar sot, është e Fugës. Ta nxjerrin zëdhënësin, të thonë që filan gazetar, apo gazetare, jurist është zëdhënës i Altin Dumanit. Nuk ka, sepse është Fuga”, tha Berisha

Disponohen video mesazhe për party erotike në bashki e kryeministri! Zëdhënësi i SPAK është Fuga

Berisha: Dosjen ndaj Erion Veliaj në SPAK

Disponohen video mesazhe për party erotike në bashki e kryeministri! Zëdhënësi i SPAK është Fuga

Drejtësia me regji drejt fundit pa lavdi!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *