Analisti Andi Bushati, ka folur për bilancin e SPAK, ku ai nuk evidenton asnjë dosje nga aferat e mëdha korruptive, që të jetë hetuar “nga fillimi deri në fund dhe të jetë model
ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati tha se bilanci i SPAK nuk duhet të jetë numerik por cilësor, pra analiza duhet të fokuset te rastet e mëdha të korrupsionit dhe krimit.
Varet si e gjykojmë SPAK. Ka një tendencë të partizanëve për të na futur në kurthin e një debati numerik, pra sa kanë hedhur në koshin e plehrave. Debati duhet bërë mbi baza cilësore. Çfarë ka arritur SPAK? Më tregoni një dosje që e ka çuar nga fillimi deri në fund? Akoma nuk ka, thonë se do të vijë në të ardhmen…
Mua më duket se ka një përputhje të axhendës së Ramës dhe SPAK. Shiko rastësisht përshembull, Çfarë nuk lejon Edi Rama në Parlament për interpelanca? Çështjen e Charter çështjen Bechetti, McGonigal, çështjen e Vilma Nushit, keni parë që SPAK-u për ato që Rama ia ka bërë Parlamentit si tabu, SPAK të gërvisht nga pak? Zero. Kemi përputhje axhendash