Tomorri – Veliajt: Nestin e ke brenda oborrit, mund të jetë dhe Neslinda, shkurt Linda

0
165

Nga Klodian Tomorri

Erion Veliaj turfullon kot, kur thotë nga këto opozita e baltës, opozita e llumit dhe këtu do jeni do ta shikoni. Ai e di shumë mirë që në këtë rast opozita s’hyn hiç.Spiuni është brenda gardhit. Dhe partia e Erionit është parti me tradita dhe eksperiencë të jashtëzakonshme në punët e spiunllëqeve

Kjo është partia e vetme në botë që vuri gjysmën e popullit të spiunonte gjysmën tjetër. Vëllain të spiunojë vëllanë, djalin babanë e kështu me radhë.

Dhe nuk ka hequr dorë nga ai ves, thjesht emrin u ka ndryshuar. Tani i quan patronazhist.

Nestin e ke brenda oborrit re babam. Edhe emrin ja kanë gjetur fiks emër rilindasi. Nesti.

Kështu që kot kërkon nëpër regjistrat e gjendjes civile ky. Hap listën e patronazhistëve se aty e ke.

Nesti mund ta këtë emrin e vërtetë edhe Neslinda edhe shkurt fare Linda. Por një gjë duket e sigurtë. Është aty brenda gardhit.

Spiunin shokë, e gjeti Milua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here