Nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe drejtues politik i Qarkut Shkodër, Luçiano Boçi, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj, pritej të thirrej në SPAK për inceneratorin e Tiranës apo për aferën 5D, por tani ka dalë çështja e tretë, ajo e hetimit pasuror.ftuar në ‘Open’, Boçi bëri një lidhje mes hetimit pasuror dhe çështjes ‘5D’, duke iu referuar asaj që SPAK ka zbuluar
Nuk e shoh të logjikshme që të kemi vetëm një hetim pasuror. Jemi përballë ekzekutimit politik të Veliajt dhe kjo është justifikuar me veprimin e sotëm, thirrjes së tij në SPAK. Ekzekutimi penal apo juridik është një pikëpyetje shumë e madhe”,tha Boçi.Ai tha se ngjarja kryesore është thirrja e Erion Veliajt, por pikëpyetja është pse thirret edhe denoncuesi në të njëjtën ditë, Belind Këlliçi.
SPAK ka një spostim politik, duket sikur e ka sfidën me opinionin publik”, tha Boçi, duke shtuar se “në të vërtetë SPAK e ka sfidën me korrupsionin, me ligjin”.
Boçi tha se duket sikur SPAK ka dashur të provojë që është i barazlarguar, duke thirrur në të njëjtën ditë qoftë Veliajn ashtu edhe Këlliçin, që e ka denoncuar për aferën 5D dhe për inceneratorin e Tiranës.