Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është raportuar se është larguar ditën e sotme nga Shqipëria.
Nuk ka informacion zyrtar ose njoftim nëse po ikën për një vizitë zyrtare apo është arratisur, apo po shkon për ndonjë takim privat.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype”, ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi.Padiskutim që është vijimi i drejtësisë me regjinë sepse Erion Veliaj duhet të ishte proceduar, duhet të ishte marrë i pandehur dhe tani duhet të ishte duke vuajtur dënimin të paktën prej 7 vitesh, që ditën kur u publikua vendimi i tij i kundraligjshëm në tejkalim të kompetencave të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës për ti hapur rrugën inceneratorit fantazmë dhe inegzistent të Bashkisë së Tiranës.
Tani më është fakt që Erion Veliaj është kryetari i organizatës kriminale “5D”, për të cilën nuk është marr i pandehur dhe cdo vijë hetimi që del jashtë këtyre kornizave nuk është asgjë tjetër vetëm për të amnistuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga krimet e përditshme që ka kryer në raport me taksat e qytetarëve të Tiranës.
Unë e kam bërë gjithmonë publik këtë vendim të kundraligjshëm me shkelje të hapur të cdo ligji dhe sigurisht ligjin për pushtetin vendor, për më tepër duke pasur parasysh që kjo firmë e Erion Veliajt që i hapin udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës është njësoj sikur kryeministri Rama të nxjerr një vendim për firmën e Elisa Spiropalit sepose është e ditur që Këshilli Bashkiak i Tiranës është në vetvete Parlamenti vendor më i rëndësishëm i kryeqytetit. Ne tanimë e kemi ujkun përballë. Provat janë aty, dokumentat që provojnë shkeljet e ligjit nga ana Kryetarit të Bashkisë, që pohojnë aferat e tij të tmerrshme, që provojnë vjedhjet dhe abuzimin e pandalshëm të taksave të qytetarëve të Tiranës, nuk mund të fshihet. SPAK-u nuk mund të dërgojë gjurmë tek “Harabelat”, kur ne ujkun e kemi përballë”, u shpreh Blushi.