Ilir Alimehmeti, anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, thotë drejtësia është e vonuar në rastin e Erion Veliajt, edhe pse po vepron ndaj tij.
“Çdo element që futet te dosja e Veliajt që del dita ditës në sytë e të gjithëve… një pjese e tyre se ka akoma për t’u hapur, është në dosjen e Veliajt, por edhe të turpit të Tiranës. Pra këto para, që merren nga xhepat tanë, për t’u kthyer në shërbime për ne, ne jemi të mbitaksuar, mbipaguajmë për çdo gjë… Në fund të ditës investimet i marrim minimale dhe paratë shkojnë për drejtorët e Veliajt dhe inceneratorët që nuk ekzistojnë”, tha Alimehmeti në “Off the Record”.Prandaj po thosha që edhe drejtësia është e vonuar. Në radhë të parë, këto kanë shumë vite që po ndodhin, nuk po ndodhin në fund të 2024-ës. Është edhe e gabuar kur e vonon. Po bëre neglizhencë me fondet publike, që ikin, dhe lejon zhdukjen e tyreKur e bën ndërhyrjen pasi ndodh fakti, se paratë ikën, a i merr më dot mbrapsht këto para? Pse nuk bllokohet kjo? Sepse synimi është që të ikin këto para. E dyta duhet bërë shembull, që personi që do të vijë më pas, të mos marrë shembullin negativ, por shembullin pozitiv.