‘’Kryebashkiaku më shumë në ajër se në zyrë’’/ Kalaja: SPAK të hetojë vizitën e Veliajt në SHBA

Në cilësinë e kryetares së Gjykatës së Apelit në PD, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Vleiaj, lidhur me vizitën e këtij të fundit në SHBA këtë të shtunë.

Nga SPAK, Kalaja tha se është kërkuar nga prokurorët e posaçëm, që të hetohet vizita e Veliajt në SHBA dhe të gjitha vizitat e kryera nga kryebashkiaku përgjatë periudhës 2023-2024, kohë kur ka marrë edhe mandatin e 3 në krye të Bashkisë së Tiranës.Sipas Kalasë, Veliaj më shumë ka bërë udhëtime se sa ka qëndruar në krye të detyrës, si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

”Kërkojmë nga SPAK, meqenëse po heton udhëtimet e bëra nga ky kryebashkiak në vitet e fundit, të lidhura e denoncuara me fakte  e prova nga personi Nesti Angoni.

Në cilësinë e kallëzimeve, afro 60, i kërkojmë SPAK të hetohet nëse kjo vizitë është me agjendë pune.

Vetëm në vitin 2024, Veliaj më shumë ka ndenjur në ajër se në zyrat e bashkisë.

SPAK të hetojë udhëtimet e kryebashkiakut në vitet 2023-2024, pas marrjes së mandatit të 3, nga shtabi elektoral që ndodhet pas hekurave.

Urojmë që SPAK të tregojë të njëjtën shpejtësi, sa kohë që kallëzimet tona janë aty prej kohësh.”

‘’Kryebashkiaku më shumë në ajër se në zyrë’’/ Kalaja: SPAK të hetojë vizitën e Veliajt në SHBA

Berisha: Ky ishte viti i ngritjes së

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko