Çupi: Llogaritë me Berishën i bëjnë gabim

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi thotë se kushdo që mendon të bllokojë liderin e demokratëve Sali Berisha, t’I bëjë mirë llogatitë, teksa iu referua vendimit të kësaj të premteje të Apelit të GJKKO.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çupi thekson se ngarkesën dhe agjendën politike të kryedemokratit Berisha me qytetarët e jo vetëm, asnjë kundërshtar politik nuk e përballon dot.

Ndaj kjo është arsyeja, sipas deputetes së PD, të vihej një masë ndëshkimi për Berishën.

Reagimi

Z. Berisha, me agjendë intensive çdo ditë. Në mëngjes herët në bisedë televizive, më pas takime në zyrën e Partisë Demokratike, vijon ditën me biseda në tavolina te rrumbullakta për çështje të ndjeshme të shoqerisë, në mesditë, bisede me mediat, pyetje përgjigje me gazetaret

Mbasditeve takime me demokratët në deget e Partisë Demokratike. Në mbrëmje shpalosje e programit elektoral.

Këte aktivitet asnjë kundershtar politik se perballon dot. Natyrisht duhej një masë ndëshkimi. Rreziku te porta. Mekanizmat ndalues vihen në lëvizje nga pushteti. Këte herë gjygjtari i radhës.

Por llogaritë me Sali Berishën i bëjnë gjithmonë gabim.

Share it :