Detyrim paraqitje/ Apeli refuzon kthimin e arrestit në shtëpi të Berishës

Seanca e Sali Berishës ka zgjatur 1 orë e 20 minuta në Gjykatën e Apelit të Posacëm, ku Prokuroria e Posacme kishte ankimuar vendimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, që revokoi masën e arrestit të shtëpisë duke e lënë të lirë.

SPAK duket se nuk ka qenë dakord me këtë vendim, duke e dërguar në Apel.Nga GJKKO është vendosur që Berisha të paraqitet dy herë në muaj si një masë kufizuese.Argumentet e SPAK kanë qenë se çështja ende nuk ka kaluar në gjykim pavarësisht se janë mbyllur hetimet pasi do të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Posacme ajo që do të rishikojë dhe njëherë në qoftë se çështja është e plotë do të kalojë apo jo në gjykim, apo çështja mund ti kthehet sërish SPAK-ut për hetim apo mund të pushohet.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *