Nga Gent Strazimiri
Në një përpjekje për të larë fytyrën, e për të treguar se është ende gjallë e i fortë, regjimi riktheu nën një “masë sigurie” liderin e opozitës Sali Berisha.Ndodh, pas 333 ditësh izolim nën arrest, pa prova, pa fakte, pa akuzë, madje edhe pa një “cënim sigurie” për procesin mbi të cilin të mund të justifikohej formalisht “masa e sigurisë”.Ndodh, pas një maskerade politiko-juridike, të paparë e dëgjuar ndonjëherë më parë, si ajo me Erion Veliajn
I akuzuar për veprat më të rënda penale që mund të konsumojë një zyrtar;
* I akuzuar familjarisht;
* I akuzuar me vendim gjykate për bashkëpunim në kuadrin e “Organizatës kriminale”, madje specifikuar në vendim “në kuptimin e nenit 28/4 të Kodit Penal”,
jo vetëm që nuk konsiderohet “cënim sigurie për procesin”, por lejohet të lëvizë pa asnjë kufizim madje edhe jashtë Shqipërisë…
Fill pas kontrollit fizik të banesave të të gjithë personave që figurojnë në “libër shpie” me të…?!
Juridikisht,
* edhe sikur krimin të mos e kishte kryer në detyrë,
* edhe sikur krimi të mos ishte ende duke u kryer,
* edhe sikur të mos ishte në gjendje të shkatërronte provat dhe devijonte hetimin,
Erion Veliaj do të duhet të arrestohej, madje nën masën “41 biss”, vetëm për shkak se gjykata e ka konsideruar të hetueshëm për “organizatë kriminale në kuptimin e nenit 28/4 të Kodit Penal”…
Mirëpo regjimi dhe cilido që e mbështet, nuk e ka më luksin të zbatojë as ligjet e veta, madje as përmes organeve dhe individëve të përzgjedhur me shumë kujdes për besnikëri ndaj tij.
Nëse kjo do të ndodhte, regjimi, kjo kadavër tashmë e shtrirë në tavolinën e morgut politik, do të shpallej edhe zyrtarisht “i vdekur”!
Vonesa në firmosjen e aktit dhe shkakut të vdekjes, nuk bën asgjë tjetër veçse shton aromën mbytëse të dekompozimit, siç ndodh me çdo kadavër…
Përpjekja për ta mbrojtur e për të dëshmuar në rrenë se “është ende gjallë” por lëshon erë sepse është kalbur e dekompozuar “veç pak” stomaku, mëlçia, mushkria dhe një prej veshkave, përveçse qesharake, është edhe e rrezikshme.
Nga një pikëpamje dhe interpretim strikt “forensic”, edhe në një kadavër gjallon jetë, por vetëm përmes bakterieve që ushqehen prej saj, derisa mbërrijnë tek kocka.
Klasifikimi i saj ama, mbetet po ai… një kadavër!
Në thelb ky nuk është një lajm i keq!
Le të mbeten përballë aty ku janë, nëpër zyra, si një kadavër!
Deri me 11 maj!
KAQ!
#11_maj
#ngerhuni_dhe_bjeruni