Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, i cili si shumë qytete të jugut të vendit, ndodhet pa energji elektrike prej më shumë se 30 minutash.
‘Gëzuar 2025! Pamjet që po shihni nuk janë sekuenca nga filmi “Bateri të djegura”, por janë pamje nga qyteti i Durrësit. Imagjinoni që ka nja dy anije të ankoruara ende në Portin e Vlorës, “Tigri 1” dhe “Tigri2 ” , të cilat do të shërbenin si gjenerator në rast emergjencash, gjë e cila s’ndodhi kurrë. E ne vazhdojmë paguajmë ende’, shkruan Hysaj në Facebook. Postimi
Gezuar 2025
Pamjet që po shihni nuk janë sekuenca nga filmi “Bateri të djegura”, por janë pamje nga qyteti i Durrësit.
Imagjinoni që ka nja dy anije të ankoruara ende në Portin e Vlorës, “Tigri 1” dhe “Tigri2 ” , të cilat do të shërbenin si gjenerator në rast emergjencash, gjë e cila s’ndodhi kurrë. E ne vazhdojmë paguajmë ende.
Për t’iu rikthyer Durrësit, se zakonisht harrojnë të ngrenë automatin këta të OSSHE-S.
Hë të keqen se në 2025 po duke thirrur “O Naim” ngelem.