Nga gazetarët te demokratët, Berisha në fjalimin e dytë para SPAK: Zëri im nuk do të mposhtet

Ndonëse qëndroi brenda ambienteve të SPAK vetëm disa minuta, Sali Berisha foli për më shumë se 40 minuta përpara godinës së Strukturës së Posaçme, në dy fjalime të ndara, një për gazetarët dhe një për mbështetësit e tij që ishin mbledhur këtë të hënë për ta mbështetur.

Ish-kryeministri u shpreh përpara demokratëve që kishin rrethuar godinën e SPAK se masa e vendosur ndaj tij për t’u paraqitur dy herë në muaj bëhej vetëm për shkak të denoncimeve që ai kishte bërë për aferat e Ramës, familjarëve dhe oborrit të tij.

“Përshëndetje të përzemërt për demokratët. Kjo është një ditë e mirë, e betejës sonë kundër diktaturës së krimit e drogës. Kam denoncuar se SKRAP-i është një organizatë kriminale. Kam denoncuar se SKAP-i me në krye Dumanin janë kriminelët më të mëdhenj të vendit. Janë kriminelë që bashkëpunojnë me vrasës, banditë për të falsifikuar dosjet. Me urdhër të Ramës kërkuan nga gjykatësi i partisë të rikthejë masën e paraqitjes së kam denoncuar Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa. Kam denoncuar ryshfetet e tyre nga vrasësit dhe kriminelët.

Kam denoncuar milionat e përvetësuara. Kam denoncuar heshtjen e tyre për 130 mln euro të taksapaguesve me djegësin e Tiranës që nuk ekziston. Kam denoncuar Olsin Ramën si një kryetrafikant të Shqipërisë. Kam denoncuar Olsin si anëtar i bandës së Xibrakës. Kam denoncuar Ramën si kryehajdut që jeton në saraje në një kohë kur ka pas të deklaruara 3800 euro. Denoncova Ramën sepse Linda e tij… që u martua me Ramën me një pallat në pajë pa asnjë faturë tatimore. E ndërtuar nga komandanti i Gardës. Denoncova aferën me Alalabarin e tij. A mund të mposhtet zëri i Sali Berishës…kurrë. Çfarëdo mase që të marrin do të damkosen në llumin e historisë”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *