Berisha- Majkos: Shko merr dosjen ne SKAP, mos pyet pellumbeshen per virgjerine tende….

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë në lidhje me denoncimin e tij për deputetin e PS-së, Pandeli Majkon, të cilin e akuzoi për lidhje me krimin elektoral në kohën kur ky i fundit ishte drejtues politik në Qarkun Kukës.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se dosja e Majkos për krimin elektoral në Kukës, ‘është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës’.

Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”, shkruan Berisha.

Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi!

Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *