Çollaku: Dëshmia e Veliajt në SPAK me debate të ashpra, Dumani zbriti për të ulur ‘gjakrat’

Gazetari Basir Çollaku thotë se qenia ‘i lirë’ e kryebashkiakut Erion Veliaj për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij, konfirmojnë vendimin në heshtje të Gjykatës politike, se Veliaj është rast përjashtimor.

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, Çollaku tha se me të paktën gjysmën e akuzave ndaj kryebashzkiakut, janë disa zyrtarë të lartë në qeli.Çollaku, theksoi gjithashtu se drejtësia sot është e shantazhuar, çka pamundëson dërgimin në qeli të zyrtarëve të lartë publikë.

Madje thirrja në SPAK e Veliajt, ku ka dëshmuar përrreth 5 orë, sipas gazetarit Çollaku është shoqëruar me debate të nxehta, duke detyruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme të ulë tonet mes kryebashkiakut dhe prokurorëve të çështjes.

Madje ka zbritur vetë Dumani për të shuar gjakrat. Një nga kanosjet kanë qenë, ‘unë e di me kë rri e më kë bashkëjeton’, një nga kanosjet e nëndheshme të Veliajt. Kemi njoftim zyrtar të SPAK për akzuzat e shumta ndaj Veliajt. Po shkohet nga provat te arresti, e jo arresti te prova. Kjo kohë, duket kompromentuese për të dëmtuar provat.

Gjykata politike e ka marrë vendimin për Veliajn, ai është i përjashtuar. Ka të paktën 2 ministra që nuk udhëtojnë dot në SHBA, që e kanë vizituar SPAK. I vetmi që s’është thirrur në SPAK, të gjithë ministrant janë, janë histori diaspore, energjitike. Kemi riaktvizim.

Fotoja e Soros ka zjë pyetje brenda. A ka ende ndikim Sorors në ambasadë që shtrihet deri në SPAK? Kemi funksionarin publik me akuzat më të rënda ndaj një zyrtari të lartë. Me gjysmën e këtyre akuzave ka një numër të lartë zytarësh që janë në qeli. Këta njerëz në prokurori e gjykata, që janë investime e financime të Soros, çfarë të fshehtash e sekrete kanë ata për to, që nuk marrin dot vendime. Nga 5 orë thirrje në SPAK, 1 orë ka kaluar në temperaturë të nxehtë debati mes Veliajt e prokuroëve.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *