Andi Bushati: SPAK ndihmon Ramën, e heton Veliajn si hajdut të rëndomtë

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt

Bushati tha se Veliaj ka gjasa të shkojë “për dhjamë qeni” por vetëm për hetimin pasuror dhe jo për hetime që kanë lidhje me procedura dhe mund të njollosin edhe mazhorancën. Bushati tha se SPAK i shërben Ramës në këtë mënyrë, duke siguruar që sistemi nuk preket. 

“Ditën që SPAK bëri njoftimin e gjatë për Veliajn, faktorët politikë kuptohet se çfarë thonë me atoporlantët e tyre. Mediat pranë Veliajt të gjitha flisnin për thika pas shpine që vijnë brenda mazhorancës, madje shkonin deri te aludimi se mund të jetë Belinda Balluku pas kësaj, Albcontroli ku morën të dhënat e udhëtimeve, që ishin përtej sistemit TIMS që në 2004. Kjo linte idenë që Veliaj po goditet nga brenda rradhëve të PS.Belindi thotë ore 5D, inceneratori, nuk del gjëkundi. Ne kemi parë në këto tre vitet e fundit të SPAK, që edhe kur ka bërë goditje, është munduar të godasë personin por jo personin si ingranazh të një mekanizmi më të madh kriminal. Të godasësh Veliajn për 5D, është të godasësh edhe ata që i vodhen votat Veliajn, por kjo rëndon edhe mazhorancën. Po kështu për inceneratorin. Është më e lehtë të godasësh Veliajn se ka bërë kumbulla dhe dardha pas kurrizit të shefit, duke siguruar përmes Abules disa para për Ajolën.

Pra është fokusimi i një zyrtari që Rama tha se ka transformuar Tiranën, por ka çuar ndonjë gjë në shtëpi. Pra keqbërës dhe hajdut i thjeshtë.

Me anë të kësaj, duke e hetuar dhe këta hedhin edhe për dhjamë qeni Veliajn, nuk i çahet koka për personin, boll që njolla e Veliajt mos përhapet si njollë vaji mbi organizatën, prandaj po hetohet si hajdut i rëndomtë. Këtu SPAK është në të njëjtën gjatësi vale…”, tha Bushati. 

Andi Bushati: SPAK ndihmon Ramën, e heton Veliajn si hajdut të rëndomtë

Krijoi kartelin e parë shqiptar, u martua

Andi Bushati: SPAK ndihmon Ramën, e heton Veliajn si hajdut të rëndomtë

Andi Bushati: SPAK ndihmon Ramën, e heton

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko