Asnjë hetim për krimin zgjedhor’/ Artan Hoxha paralajmëron: Ja ç’ndodh me Veliajn brenda janarit

Gazetari Artan Hoxha shprehet se konferenca e fundvitit e kryeministrit Edi Rama me gazetarët, prodhoi mesazhe të qarta, mbi atë se çfarë pritet të dalë për të në ditët në vijim.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Hoxha tha se mbrojtjen që Rama i bëri kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk e ka bërë për asnjërin nga socialistët e tjerë të partisë.

Sipas Hoxhës, përgjimet e Sky Ecc janë e dhëna më e fortë për SPAK, lidhur me hetimin e korrupsionit zgjedhor.Për gazetarin Hoxha, askush nuk po merret me thelbin e çështjes dhe shqetësimin e qytetarëve, sa i përket incineratorit të Tiranës, që sipas tij po helmon jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit në Sharrë.Pjesa dërrmuese e konferencës së Ramës ishte në apologji për Veliajn, gjë që nuk e bëri për Ahmetajn, Beqajn e të tjerë.

Atë ditë kishte 3 mesazhe, së pari kush e kontrollon lojën e së dyti për mbështetjen për Veliajn,  dhe së treti mesazhi çoi këtë gjënë tjetër për të minimuzuar gjërat që do të dalin. Është shumë interesante, për ato që do të dalin për Ramën.

Hetimet që kanë të bëjmë me krimet e kriptuara janë historike, ato janë para zgjedhjeve të 2021. Ajo që ulërin, është se si është zhvilluar fushata dhe si kanë lëvizuar forcat e nëndheshme që çuan në këto rezultate.

Nuk shoh asnjë çështje për krimet zgjedhore, ndërsa aty i kanë pasur. Krimi dhe organizatat kriminale, ndanin pushtetin me njëri-tjetrin. Aty s’del asnjë e dhënë, deri tani s’ka agjsë. Vijnë dëshmitarë një nga një, në paradë, në tapet… Në vend të merremi me thelbin e shqetësimit të publikut,  ne merremi me këto faturat. Këto janë teknikalitete.

Isha në një rast, në një vaki në Sharrë. Sa kaluam Kombinatin, ishin bërë male, tre male të mëdha dhe vetëm shtohej, rritej më shumë në Sharrë. Nuk qëndroje dot. Ne nuk merremi me diçka që helmon. Po helmojnë dhe të vdekurit.

Interesi i qytetarëve është kjo gjëja e madhe që po i dëmton çdo ditë. Te incineratori Veliaj s’është, te 5D jo…s’ka shkuar me avokat, emri i tij s’është i regjistruar.

Asnjë hetim për krimin zgjedhor’/ Artan Hoxha paralajmëron: Ja ç’ndodh me Veliajn brenda janarit

Berisha: Nuk flas kurrë pa dosje! Kam

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko