Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i ftuar sonte, në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma dhe përballë gazetarëve Romir Saraçi dhe Agim Baçi
Kreu i opozitë ka folur mbi të gjitha akuzat e tij politike jo vetëm ndaj eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste dhe mazhorancës qeverisëse, lidhjet e saj me botën e krimit, e deri tek platforma e tij politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Fillimisht Berisha ka komentuar procesin hetimor ndaj dosjes korruptive të drejtorëve në bashkinë e Tiranës përmes kompanisë famëkeqe “5D” dhe mospërfshirjen ende zyrtarisht të kryebashkiakut Erion Veliaj në këtë çështje
Berisha “zbardhi” dhe akuzat e tij ndaj Pandeli Majkos dhe Taulant Ballës.
PJESË NGA DEKLARATAT E BERISHËS NË EMISIONIN “ORA E BETIT”
Beti Njuma: Dua të nis intervistën me lajmin e ditës: SPAK ka copëzuar dosjen “5D”, një skenar i ngjashëm me atë të incineratorëve, që çon 9 vartës për gjykim, por shmang hetimin apo përgjegjësitë e Erion Veliajt, që është dhe kryetari i Bashkisë. Pse nuk ka masë ndaj Veliajt?
Sali Berisha: Kjo pyetje merr përgjigje të qartë pasi t’i përgjigjemi realitetit nëse është kjo një narkodiktaturë, apo diktaturë e bandave, në të cilën pushtetet janë përqendruar në një dorë, dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese hidhen në kosh sa herë që dëshiron padrinjoja i vendit. Dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një armë të partisë, njësoj si në diktaturë, që është sistemi i drejtësisë.Nisur nga rasti konkret, në këtë janë dy ministra dhe vetë Erion Veliaj. Janë ministrat Mazniku i përfshirë direkt, dhe është Gonxhja. Hoteli 20-katësh i Tivarit, i cili shkon në vlerën e 70 milionë eurove, ku thuhet se është edhe i Olsi Ramës. Së fundmi, thuhet se është i çunave të Dubait, por nuk kam informacion konkret për këtë.
Përveç kësaj ata kanë kryer krime monstruoze, duke shembur pallatet 5 katëshe për të ndërtuar pallate 10-15 katëshe.
Altin Dumani përveç shndërrimit të një prokurori politik, ka futur modelin më të keq, atë të sekserit.
Këta nuk ndalen para asgjëje. Dumani ka gjetur një mekanizëm kriminal, duke i copëtuar dosjet për t;i shpëtuar krimit të organizuar dhe çfarëdo që i shkon Edi Ramës e kap dhe e mbyll çështjen.
Aty janë cështjet, është dhe harami-Bajrami, Presidenti, sepse është dhe ai i përfshirë pasi ka firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin e ushtrisë për pronat e ushtrisë.
Beti Njuma: Ardhja e Majkos në Tiranë a tregon se Veliaj është përjashtuar “de-fakto”?
Sali Berisha: Erion Veliaj është kufomë e pakallur politike, e fusin apo jo në burg, p[ër qytetarët e Tiranës ai është turpi më i madh në historinë e asaj bashkie.
Bashkitë quheshin komitete ekzekutive, dhe kryetarët e asaj kohe qenë me më moral se sa ky që është sot.
Sepse ky mendon nga fillimi gjer në fund vetëm për të vjedhur. Megjithëse beteja midis tij dhe Ramës ka filluar. Velica (Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt) ka deklaruar që do ta marr me vete. Se janë dinë ata vetes shumë gjëra, edhe ku i kanë paratë, pasi së bashku kanë shuma kolosale.Beti Njuma: Pas rritjes së pagave dhe bonusit të pensionistëve, sot kryeministri Rama bëri një tjetër lëvizje që mund të këtë ndikim elektoral, deklaroi uljen e çmimit të energjisë me vetëm 1 leke duke kthyer fashat, një vendim sipas të cilit përfitojnë 1 milion konsumatorë…dhe efekti financiar 30 milionë euro, ose 30 euro në vit për person
Sali Berisha: Nafta në Shqipëri sipas këtij grafiku të REL-it ka trefishin e ngarkesës fiskale krahasuar me Maqedoninë, ka 2.5 fishin krahasuar me Kosovën. Kosova e merr naftën në Durrës, bën dhe transportin deri në Morinë dhe e shet 30-35 % më lirë se ne, pra kjo është një gjë e paimagjinueshme.
Tjetër kam gjetur se çdo qytetar i paguan qeverisë 1 euro e 13 cent, por nëse ti i merr 1 euro për litër qytetarëve, më mirë ndaloje fare se sa i grabit.
Në prill 2013 nafta ka qenë 97 dollarë, është shitur në treg 1400 lekë, në prill 2022 na qenë në bursë 97.2 dollarë dhe është shitur në treg 228 lekë të reja.
Dhe unë absolutisht do t’i përgjysmoj taksat e karburanteve, dhe në Shqipëroi kush naftë plus-minus 10 % i çmimit në Kosovë dhe Maqedoni njeri nuk do të shesë më.
Beti Njuma: Çfarë faktesh keni për Taulant Ballën dhe Pandeli Majkon?
Sali Berisha: Provat i ka SPAK-u. SHISH ka dërguar ekipe nga Tirana në ndjekje të trafikantëve të armëve dhe drogës, dhe ata kanë vendosur regjistruesit. Dhe aty kanë marrë leje në gjykatë dhe ajo i ka firmosur lejet përkatëse.
Në ato tavolina ku qëndronin këta kriminelët është ulur Majko, Ardian Çela i OSHEE-së. Aty ata janë pataksur nga biseda.Përgjimet janë të ligjshme pavarësisht se është përfshirë një deputet, por regjistrimet kanë vazhduar ku ndaheshin detyrat ku do të bliheshin shtyllat centrifugale që kushtonin 70-80 mijë euro dhe në tendera janë firmosur 500 mijë euro.
I ka kërkuar takim drejtueses së SHISH-it dhe kjo nuk i pret. Nuk ishte ngarkuar SHISH-i i Kukësit, pasi mund të implikoheshin dhe janë realizuar nga ekspertët e Tiranës.
Dhe tani Pandeliu i thotë SHISH-it a më keni regjistruar apo jo dhe i thotë që i ka SPAK-u, dhe pas kësaj oficeri i SHISH-it është shkarkuar menjëherë.
Taulant Balla, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, se ai është një kriminel shumë i rrezikshëm. I gjithë agresiviteti merret pikërisht nga mbështetja politike.
Taulant Balla bën marrëveshje, ata i thonë na burgos këta dhe votat i ke. Por për t’i burgosur këta, ërveç angazhimit të tij duhej policia, prokuroria dhe gjykata. Çfarë bëri prokurori Kreshnik Ajazi, vuri të vëllanë të katërtin në listë për deputetë Besjan Ajazin, dhe i arrestoi direkt. Kreshniku ka fshirë regjistrimet ku Balla rezulton i përfshirë në akte kriminale.
Dhe këto i kam nga burime të sigurta.
Oranews