Dosja 26/1’/ Berisha: Është dosja e ferrit dhe tmerrit për Ramën dhe Ballën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” se dosja 26/1 përmban çështje në të cilat sipas tij janë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Taulant Balla.

Sipas Berishës, kjo është një dosje e cila nuk po hetohet vetëm nga SPAK, por edhe nga agjenci dhe shërbime të huaja.Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit Balla-Rama. Po të vini re ju edhe në konferencën e fundit, Ramës kur i thotë gazetari për dosje, i dridhet zëri, ka të tjerë më shumë se unë, tha ai. Sepse ka edhe një faktor ndërkombëtar shumë të rëndësishëm. Televizioni kombëtar belg i nxori emrin atij. Nuk ia nxori Altin Dumani emrin, por ia nxori televizioni kombëtar i Blegjikës”,-tha Berisha.pyetur nga moderatorja se për çfarë çështjesh bëhet fjalë në këtë dosje, ish-kryeministri tha:Për Ramën mund të mos ketë çështje që nuk është i përfshirë. Rama është i zhytur në gjëra nga më të pakonceptueshme. Dosja 26/1 në dijeninë time është dosja, Balla-Rama, por atë nuk e ka vetëm Dumani, e kanë disa agjenci dhe shërbime të huaja. Çështja e luftës kundër kriminalitetit është çështje e sigurisë kombëtare”,-tha ai

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko