Erjon Veliaj pranë Edi Ramës, nuk e përmban humorin me hetimet e SPAK

Një aktivitet gala me sportistët e suksesshëm të vitit 2024, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i ka shërbyer Erjon Veliajt për të bërë pak humor me hetimet e SPAK dhe prokurorët, që i kanë hyrë në shtëpi për dosjen e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.

Ndryshe nga mesazhet dëshpëruese dhe agresiviteti që ka reflektuar javët e fundit në publik, kryebashkiaku i Tiranës u duk i qeshur në momentin kur hipi në podium dhe lëshoi një batutë ndaj organizatorit të aktivitetit, Fidel Ylli, kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar, të cilin e këshilloi “t’i ruajë faturat” e shpenzimeve për eventin, sepse, tha Veliaj “ka ardhur ditë kur duhet të jemi shumë korrekt dhe të kemi një raportim të saktë edhe të mbrëmjes gala”Batuta me hetimet e SPAK dhe korrektesën e shpenzimeve, vjen në një kohë kur prokurorët po avancojnë me hetimet e skemës së parave të Elman Abules. Në rastin më të keq është papërgjegjshmëri nga ana e kryebashkiakut të Tiranës dhe në rastin më të mirë, humori me hetimet e SPAK është shprehje e euforisě për mundësinë që i dha Rama këtë të enjte të shfaqen bashkë në dy aktivitete njëri pas tjetrit.

Pasdite, në ftesën që Fidel Ylli u kishte dërguarpër të nderuar sportistët që këtë vit morën medalje në kompeticione të ndryshme. (Foto poshtë)

Rama dhe Veliaj, bashkë në aktivitetin e komitetit Olimpik shqiptar

Paradite, në prezantimin e disa projekteve të Korporatës së Investimeve, ku ra në sy hapja e garës për projektin tek stadiumi Selman Stërmasi në Tiranë.

Që kur SPAK nisi verifikimet për pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës, kjo është hera e parë kur Rama dhe Veliaj shfaqen bashkë në publik. Herën e fundit, ata janë parë në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit nga Bashkia e Tiranës, takim pas të cilit Rama publikoi një foto ku kishte retushuar kryebashkiakun e Tiranës.

Publikisht, Rama e ka quajtur të neveritshëm linçimin publik që po i bëhet kryebashkiakut të Tiranës, por në anën tjetër i ka kërkuar të respektojë vijën e kuqe të durimit në heshtje të çdo hapi që ndërmerr SPAK ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Dy ditët e fundit, SPAK mori në pyetje mikun e Erjon Veliajt, Elman Abule dhe bashkëshorten e tij, Marisa Nito, të cilët dyshohet se janë pjesë e skemës së pastrimit të parave bashkë me Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Erjon Veliaj pranë Edi Ramës, nuk e përmban humorin me hetimet e SPAK

Këlliçi: Ja provat që Veliaj po amnistohet

Erjon Veliaj pranë Edi Ramës, nuk e përmban humorin me hetimet e SPAK

Dy ministra nuk udhëtojnë dot në USA

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko