Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij. Lala tha se SPAK ka sekuestruar edhe telefonat e personave të tjerë të lidhur me Veliajn. Në datën 6 dhjetor, oficerët e BKH ushtruan kontroll në bizneset e Ajola Xoxa dhe Arbër Veliajt. Morën celularin personal të zonjës Xoxa dhe celularin e vëllait, Arbër Veliajt, celularin e Elman Abule dhe Marisa Nito. Nga 6 dhjetor deri sot SPAK ka bërë këto veprime. Ka marrë dëshminë e Xoxës, Veliajt. Ka zbuluar detaje që nuk i dinim, si ishte nisur hetimi, veprat penale, etj. Ka pyetur Marisa Niton, bashkëshorten e Elman Abule.
A mund të bëjë SPAK më tepër? Sigurisht. A duhet të veprojë me urgjencë? Veliaj është vënë me bukë në trajsë për të kërkuar Nesti Angonin, nuk e kërkon për të bukur, por për ta intimiduar. SPAK ta kritikojmë kur duhet dhe ta shtyjmë pozitivisht. Nëse e kërkojmë hetimin në studio, i bie të mbyllet prokuroria