Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv,foli mbi çështjen Veliaj dhe marrjen në pyetje të miqve të tij për orë të tëra në SPAK ku tha se dosjet po ndahen me qëllim paralizimin e çështjes.
Avokati Gjokutaj e cilësoi drejtësinë të sorosifikuar pasi është e kapur që nga Ministri e Drejtësisë e deri tek SPAK dhe për këtë po punohet prej vitesh.
Për çështjen e 5D dhe inceneratorëve avokati është shprehur se prokurorët nuk kanë problem për të vërtetuar cështjenpor detyra e tyre është ti ndajnë dosjet që provat të jenë të ndara dhe kjo ka si qëllim paralizimin e çështjes.Këta prokurorë nuk janë të paaftë, janë shumë të aftë dhe e kanë këtë çështje të coptuar por i ndajnë çështjet.’-u shpreh avokati Gjokutaj
Genc Gjokutaj:
Edhe ne tashmë, kur ankohet Trump për sorosifikimin edhe ne të sorosifikuar jemi, drejtësia jonë dhe mos harroni që Dumanin e dekoroj Blinken që është shefja e fondacionit Sorros në Amerikë.
Lidhja bëhet ktu, ti mer komisionin Xhafa ku 90% janë nga fondacioni Sorros.
5 orë është marrë në pyetje, proçesverbali është i pavlefshëm nëse ti mecilësinë e personit nën hetim pyetesh pa prezencën e avokatit. Historia është kjo dhe nuk ta thash kot historinë e Sorros sepse jane individët që e bëjnë këtë punë, garancinë aty e ka. Janë kapur që nga Ministria e Drejtësisë, SPAK-u… kujdesi është bërë që nga fidanishtja, e kanë bërë linjë nuk ka më shtet nga të shkojë , ka vite që punohet për këtë punë.
Garancia e këtyre nuk është se kta janë gjeni, se vjedhja ka qenë që në lashtësi por këta kanë krijuar rrjetin mbrojtës imunitar të tyrin dhe tani ndihen të sigurt. Siguria është kjo.
Çështja 5D dhe inceneratorët nuk kanë probleme provueshmërie. Kjo një ditë do të tregohet si barcaletë që flitet për inceneratorin e Tiranën dhe mos të egzistojë. Objekti nuk ekziston në terren por objekti ne xhepat e tyre ekziston, sepse paratë shkojnë tek një objekt inekzostent.
Këta prokurorë nuk janë të paaftë, janë shumë të aftë dhe e kanë këtë çështje të coptuar por i ndajnë çështjet.
I ndajnë inceneratorët në 3 çështje, 5D e ndajnë në franksione. Këto bëhen për të parcializuar çështjet, sepse provat sa më shumë të jenë në një dosje krijojnë tablo më të qartë. Këta i shpërndajnë dhe nuk lejojnë të kuptohet çështja dhe shkojnë tek gjykata cila survejohet po nga BKR-ja.
Ky lloj sistemi drejtësie e ka ujitur këtë lloj korrupsioni.