SPAK ‘shpëtoi’ Olsi Ramën/ Këlliçi: Afërmendsh, këtë vendimarrje do kishte! Edhe Veliajn po e amniston

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi teksa ka komentuar vendimin e  SPAK për pezullimin e hetimeve për vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama si i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’, tha se një vendimarrje e tillë nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ishte e pritshme.

I ftuar përmes një lidhje me skype në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Këlliçi thotë se vetë Olsi Rama ka pranuar se ka lëvizur me makinën e trafikantëve të Xibrakës, porse shton se të njëjtin standard, SPAK mund të përdorë dhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Sipas Këlliçit, në të gjitha qarqet politike e mediatike, flitet për gjetje të të paimagjinueshme, për qindra miliona euro të shpenzuara për luks nga ana e prokurorëve të SPAK ndaj Veliajt.Këlliçi shkoi deri aty, kur tha se Erion Veliaj do ketë fatin politik të  Mehmet Shehut

Afërmendsh, këtë vendimarrje do kishte SPAK. Olsi Rama vetë me gojën e tij ka pranuar se ka udhëtuar me makinën që Z. Bardhi ka përmednur, me një nga trafikantët e Xibrakës. E ka pranuar se ka qenë me pushime në Greqi me mikun e tij trafikant, dhe sot SPAK i ka thënë jo Olsi Ramës që s’ke qenë ti. Kolegët e Veliajt do t’i thonin Olsit se ke dhënë një deklaratë të gabuar. Kjo është qesharake.

Një gjë s’qëndron, standardet e vendosura nga kolegët e Veliajt e Ramës, e po doli vetë Veliaj që kam vjedhur paratë e qytetarëve, SPAK do thotë jo se ka qenë dikush tjetër. Me këtë standard po operon SPAK sot, edhe pse gjërësisht të gjitha qarqet politike e mediatike, flitet për gjetje të jashtëzakonshme e të paimagjinueshme, për qindra miliona euro të shpenzuara për luks nga ana e prokurorëve të SPAK. Jo vetëm që s’i japin masë por edhe e lënë të ikë jashtë për të marrë informacion nëse mund të gjejnë vend për azil, opsioni Zvicrës, Berisha ka përmendur Teheranin, le të dalë t’i përgënjeshtrojë takimet në Iran, apo të thotë që ka qenë në SHBA.

Berisha është mbajtuir 333 ditë pa prova e akuza, vetëm pse ka dyshime pë rnjë vendim kolegjial dhe të Ramës, ai është izoluar e arrestuar politikisht se mund të prishte provat. Të del i njëjti SPAK që thotë se nga veprimet hetimore, kemi të bëjmë me 4 vepra penale ndaj kreut 5D e pronarit faktik të incineratorit, Erion Veliaj dhe s’ka një masë ndaj tij. Shkon çdo ditë në zyrë për të prishur provat, e SPAK thotë se po bën drejtësi. Aludime ka se Veliajn do e paketojnë, se ‘s’mban më pilafi ujë’.

Fundi politik e juridik i Veliajt nga Rama, njëjtë si Mehmet Shehu do jetë. SPAK është kaq në linjë, e rreshtuar ushtarakisht nën urdhrat e Ramës, sa për një incinerator që s’ekziston, pronari faktik nuk procedohet, se 8% në kompani e ka firmosur Rama. Ka dyshime se ekziston një bashkëpunim mes Ramës dhe 5D, është copëtuar dosja për të mos u gjykuar si grup i strukturuar kriminal. Veliaj po procedohet si hajdut xhepash, ndërsa është ideatori dhe përfituesi i dy skemave më të mëdha korruptive që kemi parë në Shqipëri, incineratori dhe 5D.

SPAK ‘shpëtoi’ Olsi Ramën/ Këlliçi: Afërmendsh, këtë vendimarrje do kishte! Edhe Veliajn po e amniston

Rama padron i SPAK’/ Bushati: Olsi Rama

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko