Berisha: Asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë! Energjinë do e paguani më lirë se në vitin 2013

Kryetari i Partisë Demokratike duke folur para simpatizantëve të partisë së tij në Elbasan tha se, “asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë”. “Nuk ka forcë politike më vitale se kjo forcë”. “Por, vijoj Berisha, do meritojë çdo gjë kur të përmbysë diktaturën e tyre, kur të përmbysë këtë bandë hajdutësh të shpërfytyruar që nuk njohin asnjë kufi”.

Berisha: Sipërmarrësit të nderuar, duhet ta dinë se PD do bëjë gjithçka për klimën më miqësore ndaj bizneseve të tyre.

Po këtu, zero tolerancë. Shqiptarët do paguhen jo më pak se 500 euro në muaj dhe ky është fillimi.Ky është fillimi i një vrapi me të cilin ne duhet të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon.Ky është fillimi i një vrapi me të cilin ne duhet të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon.
toggle menu

LAJMI I FUNDIT

LIVE – ODEON/ Ermir Hoxha: Arben Bajo përmbysi estetikën e realizmit socialist

Berisha: Asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë! Energjinë do e paguani më lirë se në vitin 2013 

19:35, 11/01/2025

A+AaA

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.3468708SYRI.NET/B33090762.412193165;dc_ver=103.302;sz=300×100;u_sd=3;dc_adk=2192397645;ord=8lh3a1;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D73199758%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3DBfdlTvBaJrC-S2oYMbZuLJVGo0iL8aFbaQAdZE2AARhkx_pnJYq-oL-ElgBKgnpbOCCzVktKtxL5uohFzsIfQhjjrZdS0JNw0%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252fwww.syri.net%252fpolitike%252f754135%252fberisha-asnje-qindarke-nuk-do-paguhet-ne-asnje-rruge-apo-tunel-te-shqiperise-energjine-do-e-paguani-me-lire-se-ne-vitin-2013%252f%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F754135%2Fberisha-asnje-qindarke-nuk-do-paguhet-ne-asnje-rruge-apo-tunel-te-shqiperise-energjine-do-e-paguani-me-lire-se-ne-vitin-2013%2F$0;xdt=0;crlt=7(3qI’K9SL;stc=1;sttr=14;prcl=s

Kryetari i Partisë Demokratike duke folur para simpatizantëve të partisë së tij në Elbasan tha se, “asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë”. “Nuk ka forcë politike më vitale se kjo forcë”. “Por, vijoj Berisha, do meritojë çdo gjë kur të përmbysë diktaturën e tyre, kur të përmbysë këtë bandë hajdutësh të shpërfytyruar që nuk njohin asnjë kufi”.

Berisha: Sipërmarrësit të nderuar, duhet ta dinë se PD do bëjë gjithçka për klimën më miqësore ndaj bizneseve të tyre.

LEXO EDHE:

Jakaj: Vota e Diasporës, e rëndësishme për ndryshimet politike në vend

Po këtu, zero tolerancë. Shqiptarët do paguhen jo më pak se 500 euro në muaj dhe ky është fillimi.

Ky është fillimi i një vrapi me të cilin ne duhet të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon.

Asnjë vend tjetër, edhe dy vende të marra së bashku, nuk kanë pasuritë që ka Shqipëria.

Ato do u kthehen qytetarët. Do i gëzojnë qytetarët me rroga, pensione, shërbime.

Nafta nuk do mund të shitet kurrë me ndryshim më të madh se 10 përqind me Maqedoninë dhe Kosovën.

Ju paguani për litër të naftës 1.1 euro për çdo litër. Nuk ka vend tjetër që e bën këtë. Në SHBA, nafta shitet 0.8 dollarë në pompë. Ky merr për naftën 1.1 euro. Po ti mund ta bësh edhe 1.5, mund të ndalosh edhe makinat, po këto janë çmendurira dhe këto do marrin fund.

Nafta do ketë barrën fiskale të mesatarizuar me Maqedoninë dhe Kosovën.

Kosova naftën e importon nga Porti i Durrësit dhe e shet 40 përqind më lirë se në Tiranë, se në Durrës.

E kuptoni ju? Këta janë shkëputur tërësisht nga njerëzit, këta shohin vetëm kullën e fildishtë, kullën e hajnisë së tyre.

Qytetari i Shkodrës, Kukës, i Peshkopisë e me radhë, jo vetëm për shkak të naftës, por edhe për shkak të tarifave të rrugës, e ka udhëtimin më të kushtueshëm në Europë.

Asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë, në asnjë tunel të Shqipërisë.

A e dini se ju paguani për mirëmbajtjen e rrugëve kësaj qeverie 190 milionë euro në vit me taksën e qarkullimit. Atëherë ku shkojnë këto? Shkojnë në xhepa të qeveritarëve. I vjedhin.

Ku do gjenden paratë?

Njëherë jam këtu dhe do i lutem çdo socialisti, edhe çdo rilindësi, t’i bëjë një mesazh Edi Ramës, t’i thotë dil burrërisht para Sali Berishës, ballafaqohu njëherë, këtu në Elbasan po deshe.

Po, po, t’i tregojmë njëri-tjetrit ku janë paratë. Po nuk del dot, se hajduti vetëm ikën, se hajduti vetëm fshihet.

Po vodhe me thasë, sigurisht që lekë nuk ke, lekët i ke për vete, jo për qytetarët.

Po nafta? A e dini ju, Kosova ka gjithsej 440 mijë automjete, Shqipëria ka regjistruar këtë vit 870 mijë automjete. Kosova zhdoganon 630 mijë ton naftë, Shqipëria zhdoganon gjithsej 550 mijë ton naftë. Ku shkon? I vjedh qeveria kontrabandë. Nuk mund të bëhet nafta kurrë kontrabandë pa qeverinë.

Prandaj për të gjitha këto, ju duhet të uleni me çdo qytetar, me çdo socialist.

Mos harroni një gjë, vërtet sot dyqanet janë plot, por janë për një pjesë të madhe të qytetarëve një mollë e ndaluar.

Ky është një potencial i madh për ju. Të krijojmë frontin më të gjerë që ka njohur dhe Elbasani i shquar për urtinë e trashëguar tradicionale mund ta përdorë në mënyrën më të fisshme këtë dialog, këtë debat me bashkëqytetarët, pavarësisht nga bindjet.

Të shkojmë të sigurt…

Nuk ka forcë politike më vitale se kjo forcë. Por do meritojë çdo gjë kur të përmbysë diktaturën e tyre, kur të përmbysë këtë bandë hajdutësh të shpërfytyruar që nuk njohin asnjë kufi. Nuk ekzistojnë qytetarët.

Lënë për 780 mijë pensionistë 16 milionë euro për vitin 2025. Po ka cinizëm, ka pashpirtësi më të madhe se kjo?

Ai atje, në Prishtinë, ai thotë jo, unë do vendos 100 euro për çdo pensionist, do rris pensionet 20 përqind.

Kurse ky si një, çfarë t’i thuash se nuk dua të përdor epitete që të prish gojën.

Premtoi se do indeksonte pensionet në muajin mars. Nga marsi gjer në tetor nuk indeksoi asnjë qindarkë, i mori si hajdut ordiner ato para dhe thotë tani, ne japim bonus. Tallet me shqiptarët.

Energjia, jo nuk do paguani kurrë siç keni paguar. Do ta paguani më lirë se në vitin 2013. 300 kilovatët e parë do i paguani 70 lekë. Bizneset 60 lekë kilovatin. Rrogëlartit do i paguajnë.

Nuk jam kundër rrogave të larta, por disproporcioni i krijuar me rrogat është çnjerëzor.

Ky ka vendosur diferencën 10-12 herë. Ata do rrinë në vendnumëro gjersa diferenca e rrogës mesatare me rrogën mesatare të zbresë në 4 herë. Atëherë do rriten edhe ato.

Miqtë e mi, kjo betejë ka shumë aspekte, por në këtë betejë ne duhet të angazhohemi mbi të gjitha për hallet dhe dhimbjet më të mëdha të këtyre qytetarëve.

U garantoj se çdo premtim i bërë gjer më sot do bëhet realitet 3 muajt e para të qeverisjes së PD pas majit.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë!

Rrofshi ju, rroftë populli i Elbasanit.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Berisha: Asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë! Energjinë do e paguani më lirë se në vitin 2013

Berisha: Çdo premtim do e mbaj 100%!

Berisha: Asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë! Energjinë do e paguani më lirë se në vitin 2013

Ekrani i madh apo i vogli?

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko