Reforma’, shqiptarët në burg për faturat…Veliaj dhe Balla mes ‘Kolegësh’

A e mbani mend pak vite me parë kur Edi Rama mori drejtimin e qeverisë pas 2013 e Policia e Shtetit bashkë me institucionet e drejtësisë nuk lanë burrë e grua pa arrestuar vetëm për borxhet që këta burra dhe gra i kishin OSHEE dhe ujësjellësve të bashkive të ndryshme. U kthye policia në ushtri me pinca e me sahate matës të ujit.

U bë nami për 150 apo pak më shumë euro të papaguara. U plasën nëpër burgje me qindra qytetarë shqiptarë. Kjo dukej si një sulm i pa justifikuar i shtetit për të nënshtruar qytetarët e vet të pabindur të respektonin ligjin. Por këta qytetarë ishin hallexhinj sa s’kishte ku të shkonte më tutje. Dhe kështu ishte e vërteta.

Por drejtësia ishte më e angazhuar ato kohë. Punonte edhe natën edhe ditën për të zbërthyer faturat e paguara, ato të papaguara dhe nxirrnin borxhet që secili qytetar kishte. Në varësi të kësaj përpiloheshin listat, si në kampet e përqendrimit, edhe për ditët e muajt e burgut për çdo shqiptar. Dhe drejtësia ishte e pareformuar akoma nga modeli i përzgjedhjes krahinore dhe politike qe e bënë njerëzit e ish ministrit të brendshëm të dorëhequr se i vëllai kishte shitur pak drogë dhe ishte i dënuar në Itali, aspak për drita e ujë.

Po nejse. Kjo kaloi. Shumica e atyre që u dënuan tashmë janë liruar e paguajnë ose i kanë paguar gjobat me vite burgu. Kishte nga ata që u vetëvranë në burgje se u vinte turp se nuk kishin para për të paguar ujin e dritat. Se shteti kishte punë të tjera do të pasuronte tallavanë e doganave që sot e ke kryetare parlamenti apo edhe ndonjë tjetër që më vonë drejtësia e reformuar do tu vinte prangat ose do arratiseshin pa nam e nishan bashke me paratë e vjedhura.

Akuza e vetme për këta hallexhinj që përmenda me lart ishte se s’kishin para për të paguar ujin e pijshëm dhe korrentin për t’iu ngrohur. Në çdo vend të botës, shteti e merr përsipër këtë hall të atyre që nuk kanë. Këtu e merr përsipër policia nën urdhrat politikë të kreut të qeverisë. Sepse sipas tij ata që nuk kanë paguar janë “kontingjent” i kundërshtarëve politikë.

Po sot Shqipni, pa më thuej si je?

Vetëm një rast do të marr. Për të mos lodhur shumë ata që mund ta lexojnë. Erion Veliaj, ka katër akuza nga më të rëndat që mund të ketë një zyrtar. Korrupsion pasiv, aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dhe drejtësia “Kolegiane” e lejon të bredhë lirshëm e pa asnjë pengese edhe jashtë edhe brenda. Ka në dorë të prishë e zhdukë provat, por drejtësia “Kolegiane” nuk ndërhyn edhe pse akuzat tashmë i ka bërë publike për “Kolegun”.

Po sikur ata që nuk paguanin dritat e ujin të kishin pasur edhe ndonjë akuzë nga këto që ka Erion Veliaj. Akoma do të ishin në burg. Apo siç e përdorin shpesh shoqëria e drejtorëve të arrestuar të Veliajt, drejtësia “Kolegiane” do t’u kishte hedhur çelësat e burgut në det.

Sjellja ndryshe me Erion Veliajn është një nga masakrat më e madhe që i është bërë Reformës në Ç’drejtësi. Pas përdorimit të SPAK për gjyqe politike ndaj opozitës dhe liderit të saj. Kjo tregon se ku e kanë katandisur përdorimin “Kolegian” të drejtësisë rilindësit në pushtet dhe dëshira e vetëpërdorimit pas vetingut të sponsorizuar të atyre që janë shkolluar të jenë të pavarur e jo “Kolegë” të askujt në hetimin dhe gjykimin e hajnave si kreu i bashkisë dhe banda e tij 5D.

E keqja ka filluar kohë me parë. Por rrëzimi i sistemit të drejtësisë ka nisur shembjen totale të tij kur ka iniciativë të të denoncojë Taulant Balla, i dalë në përgjime si kumbara i bandave më të rrezikshme te këtij vendi. Punë “Kolegësh”.

Reforma’, shqiptarët në burg për faturat…Veliaj dhe Balla mes ‘Kolegësh’

Berisha në Pogradec: Ne, qendruam dhe vijmë

Reforma’, shqiptarët në burg për faturat…Veliaj dhe Balla mes ‘Kolegësh’

PD: Pagesat më të larta të buxhetit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko