Analisti Fatos Lubonja, ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) disa prej goditjeve ndaj politikanëve që ka bërë, sipas tij, i ka vetëm fasadë sa për t’iu rënë në sy amerikanëve
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lubonja deklaroi se SPAK nuk merret me të gjithë sistemin, por vetëm me ndonjë që “ha kumbulla mbrapa kurrizit”Lubonja: Mendimi im për SPAK është se reforma në drejtësi nuk është SPAK. SPAK është i rëndësishëm sepse do të merret me politikanë
SPAK goditjet që ka bërë më shumë i ka fasada të gjjiha janë për t’i rënë në sy Amerikës.
Nëse nuk merr në gjykim gjithë sistemin, por merret me disa që hanë kumbulla mbrapa kurrizit, duhet të hetohet çështja e 5D, Inceneratorët, rasti i Elbasanit, Taulant Balla është kryesori për këtë çështje dhe Erion Veliaj po hetohet për një gjë familjare.