Fuck checking

Një nga editorialistët më me reputacion në Itali komenton shqetësimin e mediave tradicionale per heqjen e kontrollit të fakteve nga rrjetet sociale të Zuckerberg-ut

Gazetat kryesore që bërtasin me zhurmë kundër ndalimit të politikës të kontrollit të fakteve nga Facebook dhe Instagram i ngjajnë një bordelloje ku, që nga pronarja deri te vajza e fundit, nënshkruajnë peticione për ushtrimin e lirë të profesionit. Ato flasin sikur deri më sot informacioni, falë rojeve të Zuckerberg-ut, ka qenë i mbrojtur nga gënjeshtrat dhe sikur nga nesër, pa kontributin e Ministrave të së Vërtetës, do të dënohet me shkatërrim.

Ata shtiren sikur nuk dinë disa gjëra.Me algoritmet automatike dhe filtrat njerëzorë, rrjetet sociale të Meta-s janë një strehë e gënjeshtrave zyrtare të paraqitura si të vërteta faktike.

2. Lajmet e rreme më të përhapura dhe më të rrezikshme prodhohen nga mediat tradicionale – gazeta dhe televizione – që, duke qenë kryesisht të nënshtruara ndaj pushteteve në fuqi, mund të gënjejnë në favor të tyre, me autoritetin e “ipse dixit” të gazetave dikur të lavdishme, pa frikë nga përgënjeshtrimi apo ndëshkimi. Dhe pas kësaj ato fajësojnë rrjetet sociale si burimin e gjithë gënjeshtrave sepse u japin zë atyre që nuk kanë.

A do të thotë kjo që faktet nuk ekzistojnë më dhe se gjithçka është opinion? Përkundrazi: faktet ekzistojnë, dhe kush i rrëfen dhe i verifikon me kontroll faktesh është një profesionist i vërtetë. Gazeta ku unë shkruaj, Fatto Quotidiano (emri thotë gjithçka) e bën këtë çdo ditë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Gazetaria profesionale nuk është e barasvlershme me atë të çdokujt që poston në rrjete sociale.

Por thënë këtë, është e papranueshme që një botues – Zuckerberg dhe pronarët e tjerë të internetit – t’i japin një miku të tyre pushtetin absolut për të përcaktuar të Vërtetën dhe për t’ia ndaluar të tjerëve që të thonë mendimin e vet, përmes teknikave të fshehjes së lajmit apo zhdukjes fare të tij. Kontrollin e vërtetë të fakteve e bëjnë lexuesit, duke u besuar atyre që i konsiderojnë më të besueshëm pasi kanë shqyrtuar opsionet alternative.

Unë mund të them që Ðikushi gënjen. Dhe, nëse kam autoritet dhe sjell prova për atë që pohoj, fjala ime do të vlejë më shumë se ajo e Dikushit. Por, në asnjë mënyrë, unë nuk mund ta ndaloj Dikushin që të thotë mendimin e tij. Përndryshe, unë nuk jam një kontrollues faktesh: jam thjeshtë një censor.

Në “botën e artë” të kontrollit të fakteve nga miqtë e Zuckerberg-ut, ndalohet te emërtosh me emrin e saj shfarosjen e  palestinezëve në Gaza, të flasësh për skandalet familjare të Biden-it – të cilin të gjithë e shihnin të çoroditur, por kush e shkruante këtë ishte bashkëpunëtor i Trump-it. Të gjithë e dinin që Ukraina dhe NATO po e humbnin luftën me Rusinë, por duhej të thuhej e kundërta, duke shtuar se Moska është në falimentim dhe Putini në prag të vdekjes.

Të gjithë e dinë që regjimi i Zelensky-t nuk është demokraci, me partitë opozitare të nxjerra jashtë ligjit, një kanal të vetëm propagandistik televiziv, lirinë e fesë të shfuqizuar, dhe shërbimet sekrete të angazhuara në terrorizmin ndërkombëtar, por askush nuk merrte guximin ta thoshte. Sa herë që në një vend të BE-së dhe NATO-s fiton një parti anti-BE dhe anti-NATO, kjo nuk spjegohet me faktin se qytetarët mund ti përçmojnë politikat e BE-së ose NATO-s, por sepse ata janë manipuluar nga Putini. Dhe kush dokumenton të kundërtën, nuk kritikohet, atij thjeshtë i reduktohet shikueshmëria në rrjet. 

Kur e tërë kjo shëmti të marrë fund, gjithësesi do të jetë shumë vonë.

*Marco Travaglio, drejtor i të përditshmes “Fatto Quotidiano” është një gazetar dhe shkrimtar italian, i njohur për hetimet dhe esetë e tij mbi jetën politike dhe sociale në Itali. Përktheu T.Çela, Lapsi.al

Fuck checking

Këlliçi: Sa është ulja e energjisë me

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko