Gjithë fajin e ka TikTok-u

Nga Lutfi Dervishi

TikTok është fajtor për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Para TikTok-ut, Shqipëria ishte vend pa korrupsion.

TikTok është fajtor për fyerjet, sharjet, shpifjet dhe sherret në Parlament. Para TikTok-ut, debatet në Parlament, ngjanin si dy pika uji me ato që bëhen në Oxford.

TikTok është fajtor për rritjen e kriminalitetit në vend. Para TikTok-ut, krimin e ndeshnim vetëm në libra e filma.

TikTok është fajtor për rritjen e aksidenteve rrugore. Para TikTok-ut, nuk ka pasur viktima nga aksidentet.

TikTok është fajtor për rezultatet e dobëta në arsim. Para TikTok-ut, nxënësit shkëlqenin në testin PISA.

TikTok është fajtor për shpopullimin e vendit. Para TikTok-ut, shqiptarët nuk largoheshin nga Shqipëria.

TikTok është fajtor për pensionet e ulëta. Para TikTok-ut, pensionet ishin të larta dhe të mjaftueshme për një jetë komode.

TikTok është fajtor për rritjen e çmimeve. Para TikTok-ut, çmimet ishin të përballueshme për çdo page. 

TikTok është fajtor për shitblerjen e votës dhe presionet ndaj votuesve. Para TikTok, procesi zgjedhor ishte i pastër dhe i ndershëm, pa asnjë rast të shitblerjes së votës dhe pa asnjë presion mbi administratën. 

TikTok është fajtor për mosperfundmin e veprave publike. Para TikTok veprat mbaronin në afat dhe me cilësi.

TikTok është fajtor për nivelin  skandaloz të propagandës. Para TikTok, informacioni ishte i paanshëm dhe i besueshëm dhe qeveria i përgjigjej çdo kërkese të gazetarëve.

TikTok është fajtor për ndryshimet klimatike. Para TikTok-ut, Shqipëria kishte një klimë të qëndrueshme dhe të parashikueshme.

TikTok është fajtor për gjithçka që nuk shkon mirë në vend. Para TikTok-ut, Shqipëria ishte një parajsë tokësore pa asnjë problem.

Gjithë fajin e ka TikTok-u

Reshjet e borës, kaos total në Shqipëri,

Gjithë fajin e ka TikTok-u

E rëndë në Tiranë, vritet me armë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko