Kjo çështja e Erion Veliajt po te mejtosh hollë hollë eshte nje “flluske sapuni”!
Në këtë mesele, SPAK-ut i duhet të përcaktojë pozicionin e sapunit dhe shkakun përse ai ka bërë flluska!Sepse po të analizojmë me gjakftohtesi në këtë çështje kallëzuesi është një Anesti Angoni, por që nuk ekziston si person!
Po në këtë çështje hetohet për nje incenerator që edhe ky i uruar nuk ekziston!
Atëherë vetëm, sepse Erioni ndodhet në mes të një personi dhe objekti që nuk ekzistojnë duhet të marrë dënim apo pafajësi?
Mirëpo ligji nuk do t’ia dijë nëse ekziston apo jo kallëzuesi, ose ekziston apo jo inceneratori! Thonë që lekët shkojnë tek inceneratori dhe ai nuk është! Mirepo ato lekë as mbrapsht nuk kthehen! Bëjnë te pyesin kallezuesin se a di gjë ai se ku venë parate, edhe ai sipas Erionit e kompanisë nuk ekziston! Ky është një hall i madh!Po meë i madh është halli me SPAK-un, i cili kërkon ta shndërrojë këtë çështje në flluskë sapuni! Që me gjasa po e bën!
Mirëpo kjo kërkon kohë ndërkohë që sapuni që prodhon flluskat thonë që është sjellë nga Agjencitë e huaja!
Përditë rrotull SPAK fluturojnë flluska sapuni, çka do ta agravojë situatën dhe do të shqetësojë pa masë Erionin dhe ca të tjerë!
Interesante jane zhvillimet e fundit ku jo pa qëllim është dekonspiruar vendndodhja e sapunit!
Dhe me qëllim sipas këtyre Erionërve që të zhduken flluskat, duhet të kapet dhe të zhduket sapuni!
Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sapun apo për disa të tillë? Sepse nga numri i tyre do të përcaktohet lista e personave që do t’i kapin dhe zhdukin këta sapunë të mallkuar……!
…Vijon në përditësim….! G