Bushati: Pas Belerit, Olsi Rama, prova flagrante që kryeministri është komandanti i SPAK!

Analisti Andi Bushati shprehet se SPAK ka vepruar në mënyrë propagandistike, sa i përket hetimeve për dosjen ‘Xibraka’, ku ka dyshime të forta të jetë përfshirë vëllai i kryeministrit, Edi Rama, Olsi Rama, pasi edhe pse i ka pasur të dhënat e TIMS-it nuk ka mundur dot ta identifikojë.

I ftuar në Çim Peka Live, Bushati tha se dosja e ‘Xibrakës’, ku rezulton të përmendet i vëllai i kryeministrit Olsi Rama dhe dosja e Belerit, është prova më flagrante, se si Rama është jo vetëm komandanti i SPAK, por nga ana tjetër ua bën të qartë prokurorëve të Posaçëm se mund t’ju përdor si të dua.Analisti Andi Bushati shprehet se SPAK ka vepruar në mënyrë propagandistike, sa i përket hetimeve për dosjen ‘Xibraka’, ku ka dyshime të forta të jetë përfshirë vëllai i kryeministrit, Edi Rama, Olsi Rama, pasi edhe pse i ka pasur të dhënat e TIMS-it nuk ka mundur dot ta identifikojë.

I ftuar në Çim Peka Live, Bushati tha se dosja e ‘Xibrakës’, ku rezulton të përmendet i vëllai i kryeministrit Olsi Rama dhe dosja e Belerit, është prova më flagrante, se si Rama është jo vetëm komandanti i SPAK, por nga ana tjetër ua bën të qartë prokurorëve të Posaçëm se mund t’ju përdor si të dua.Për Bushatin, SPAK do ishte më mirë të thoshte se për Olsi Ramën nuk kam fakte që është trafikant droge, porse ky 45-vjeçari që rezulton është vetë vëllai i kryeministrit Rama.  E zemë se Olsi s’ka qenë i përfshirë në makinën e trafikantëve, por ama ka dalë në dosje. Në rastin e parë kemi, që edhe sikur Olsi Rama të ketë qenë qelibar i pastër, kemi një prokurori që ka vepruar propagandikisht. Këtë bëri Bardhi, meqë kjo prokurori ka dashur ta fshehë, mos është ky 45-vjeçari, Olsi Rama në këto letrat e TIMS-it. As këtë nuk ta thonë.Një qytetar thotë, ky 45-vjeçari që Bardhi thotë se ka bredhur disa herë me makinë qe vetë e ka pranuar se e ka përdorur, SPAK na e zbardhi? Jo. SPAK thotë hajt t’i jap tolluumbace Ramës t’i përdorë. Një dosje kaq e nxehtë i bie sërish këtij prokurorit që pati dosjen e zgjedhjeve.

Kjo dosje e SPAK, pas Belerit, është prova flagrante që Rama është jo vetëm komandanti, por që këta i ka ata bythëlipërs të vegjël që i përdor si të dojë. Rama e ka paralajmëruar Bardhin  një muaj më parë se çfarë do ndodhë. Rama e dinte skenarin që do vazhdonte.

Pasi kam lexuar dosjen një 45-vjeçar që s’e njohim, del që ka përdorur këtë makinë e figuron në TIMS. Ky 45-vjeçar a duhej identifikuar? Kaq i duhej SPAK. SPAK do bënte detyrën sikur të thoshte, që s’kam fakte që Olsi Rama është trafikant droge dhe Olsin e kanë gënjyer këta trafikanëtët dhe 45-vjeçari është Olsi. Këta gënjejnë edhe për propagandë e jo më të të shpëtojnë lëkurën. Qëndrimi i SPAK thotë si e rregullojmë partinë, si i bëjmë punë partinë, kështu e shkruajmë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko