Nga Petrit Vasili
Rama ky gënjeshtar industrial!
Shumë miq, por edhe qytetarë të thjeshtë shpesh me shume zemërim kujtojnë lloj premtimesh dhe shpjegimesh mashtruese të Edi Ramës dhe indinjohen e pyesin si mund të arrijë një kryeministër në një nivel tē tillë mizerabël.
Por pyetja më normale në këtë rast është:
Po çfarë është Edi Rama pa gënjeshtrën dhe çfarë mbetet nga ai po i hoqe gënjeshtrën?
Sigurisht që nuk mbetet asgjë!
Edi Rama e ka industrializuar gënjeshtrën dhe ka investuar vetëm e vetëm tek gënjeshtra, duke e suportuar atë me një industri të tërë mediatike të neveritshme e të paguar nga ai, që amplifikon paturpësisht çdo gënjeshtër të tij.
Ndonëse gënjeshtrat e Ramës kanë qënë kaq të trasha dhe kaq idiote sa çdokush do të turpërohej rëndë, ai vazhdon e vazhdon me parimin Gëbelsian që: “gënje gënje se diçka do të mbetet”.
Shëndetësia falas, uji 24 orë, TVSH zero për ushqimet bazë, nafta e Shpiragut që do përmbytëte Shqipërinë, ujë për vaditje në të gjithë tokat e fermerëve etj etj janë vetëm disa nga supergënjeshtra proverbiale në pafundësinë e gënjeshtrave të Edi Ramës.
Ndaj të ndash industrialistin e genjeshtrave Edi Rama nga mashtrimi êshtë absolutisht e pamundur me logjikë dhe me moral dhe as që duhet pasur asnjë iluzion se kjo mund të ndodhë sepse Edi Rama është produkt vetëm i gënjeshtrës dhe mashtrimit.
Përzënia e kêtij sharlatani gënjeshtar është e vetmja rrugë për të shpëtuar vëndin nga rrënimi ku është rrokullisur.
Industrializimi i gënjeshtrës nga Edi Rama është dhe do të mbetet i vetmi ” sukses” i tij në këto 12 vjet plaçkitje të pushtetit të tij.