Berisha: Erion Veliaj e mori me vete Edi Ramën për 36 orë! Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë në selinë blu, u ndal edhe te lufta e hapur tashmë në PS mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

‘Erion Veliaj e mori me vete Edi Ramën për 36 orë! Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.Berisha: Pra, u zbuluan një nga një lidhjet e forta të krimit, filluan nga Edi Rama me Sinaloan e Meksikës

Me bandat shqiptare në Aruba, në Dubai.Për të mos thënë pastaj me Taulantin dhe kompani.

Pra, u ndala në këto për të thënë se opozita qëndroi, pavarësisht nga të gjitha format e presioneve, ajo i bëri gjyqin qytetar me dokumente kësaj qeverie.

Pse po ndalem në këtë? Po ndalem në këto sepse tani ne jemi në prag të zgjedhjeve të reja dhe tani jemi në kushte të pakrahasueshme.

Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar, të demaskuar, të frikësuar gjer në palcë për krimet që ka kryer, për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë, jo nga ne, por nga vetja e tyre.

Nga ana tjetër është opozita, e cila thashë, edhe në kushtet më të papërshtatshme, fitoi 600 mijë vota. Opozita, e cila shkon ne sigurt drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Kemi përballë një kundërshtar në gjirin e të cilit ka shpërthyer lufta e të gjithëve kundër të gjithëve.

Se si e si të mund të kapin peng njëri-tjetrit.

Të dashur miq, kur unë u deklarova 3 javë më parë se Velica e famshme e Harabelit, 4 ditë para se ta bastisnin, i tha shoqes së vet, le të guxojë Edi Rama se Erion Veliaj për tre orë e merr vete, dhe koha provoi se nuk iu deshën tre orë, por brenda 36 orëve, Erion Veliaj e mori me vete. Kjo është e vërteta.

Erion Veliaj me dosjen Zaho Koka apo me dosje të tjera, ato nuk i di unë fare, por di një gjë, që djegësin e Tiranës e kanë vjedhur së bashku, 130 milionë euro.

Di një gjë tjetër, që në këtë tokë nuk ka njeri që di më shumë për gjobat e Edi Ramës për ndërtimet sa ç’di Erion Veliaj. Nuk ka kryeministër në planet që të firmosë lejen për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë si Edi Rama. Të gjobisë për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë.

Këto Erion Veliaj i ka të regjistruara të gjitha.

Ndaj dhe nga një të persekutuar totalisht, që e shihnin si lebros, tani e marrin në krah dhe shkojnë në Itali dhe vende të tjera me të. Kërcen Rama nga sevdaja i thonë kësaj. Po këto janë punët e tyre.

Natyrisht këto janë edhe avantazh për ne, nuk mund të themi jo.

Tani nuk ka paqe midis tyre, jo.

Berisha: Erion Veliaj e mori me vete Edi Ramën për 36 orë! Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar

Berisha: Kur ia dolëm të marrim 600

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko