Nga Basir Çollaku
Socialistët kanë rikthyer në fushatë krimin e organizuar për të mundësuar bashkëjetesën. Demokratët kanë kallzuar së paku pesë grupe kriminale në aktivitet elektoral socialist.Këtë herë vrapi i tyre është në diasporë. Asetet në miliona euro u mjaftojnë. Zyra socialiste pa fund nëpër botë. A duhet hetim?! Kush paguan? Sepse dihet kush përfiton!Kjo e shoqëruar me presionin ndaj familjarëve në Shqipëri. Struktura e Posaçme ka nisur amnistinë elektorale. Pas njoftimit të katër akuzave për Erion Veliajn mjaftoi një foto me Aleks Soros dhe prokurorët u mekën rrugës.Asnjë masë sigurie dhe Bashkia ku hetohen qindra milionë euro abuzime, ka kolegun Veliaj në zyrë. Ndonëse hetohet familjarisht për shumë dosje. Vëllai i Veliajt dhe vëllai i Ramës janë të dy në Prokurorinë e Posaçme. Natyrisht edhe Edi me Erionin janë po aty.
Struktura me prokurorin Shehu, lajmëroi një ripezullim për 55 vjeçarin Olsi pasi nuk po gjendeshin lidhjet e duhura në dosjen e “Xibrakës”. Në janar kishte premtuar Dumani për një bërthamë brenda institucionit për hetimin e krimeve zgjedhore.
Ngjan e kundërta. Krerët e shtabeve të krimeve elektorale Rama dhe Veliaj po amnistohen dhe lejohen të veprojnë njëlloj. Aty kanë edhe “kreun” socialist të diasporës Taulant Ballën, një tjetër të përfshirë në dosje të rënda të Prokurorisë në disa qarqe të vendit. Sigurisht nuk mungon Balluku e Gonxhe me hetime të thelluara. Xhaçka kapërceu dhe këtë mandat ndonëse të tjera hetime ka në arkivin e dosjeve.
Miliardat e rrugëve e qindra-milionët e energjisë kanë emra abuzimesh të mëdha. Janë përdorje ekstreme elektorale nën sy-veshët e prokurorëve. Janë kontrata me mafian ku KM në pengun e gjendur vetëm bindet. Bandat vijojnë ndërtimet dhe investimet strategjike. Dosjet e sky-enchro vetëm shtohen ndërsa të pandehurit vetëm pakësohen. Prokurorë, gjyqtarë e oficerë policie ia kanë gjetur pinin procedimeve penale ku ju dalin emrat dhe një dorë marrëveshjesh i ka lënë rehat.
Denoncimet e opozitës janë shtuar por kapja e institucioneve është thelluar. Prokuroria në tre muaj e gjysëm deri në datën e zgjedhjeve duket sikur ka hyrë në parkim. Ajo ka vepra publike të blerjes së votës me shpërblime dhe legalizime nga qeveria por mungon në reagim.
Këto janë blerje votash dhunshëm nga partia e pushtetit me buxhetin e shtetit është krim elektoral që po ndërkombëtarizohet. Janë zgjedhje për emergjencë kombëtare dhe nëse SPAK toleron agresionin e Ramës janë duke kryer krim elektoral.
Kanosja e Ramës pasi amnistoi vëllain përkohësisht, është porosi për sulm ndaj PD dhe opozitës. Me këtë reagim ngjan se Struktura po menaxhon zgjedhjet për interesa të partisë prodhuese e mandateve të saj..