Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të SPAK për mosfillimin e procedimit penal ndaj kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës, dy prokurorëve të Posaçëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Malltezi thotë se është i gatshëm të përballet me kallëzim të rremë, nëse akuzat e ngritura ndaj Ramës, Ballës e prokurorëve të SPAK, nuk rezultojnë të vërteta. Sipas Malltezit, është vërtetuar dëmi me vendim gjykate të formës së prerë, se Edi Rama dhe te korruptuarit prokurorë, falsifikojnë dokumente.Kallzim penal ndaj Edi Rames, Taulant Balles, Arben krajes dhe Enkeleda Millonai por mender #spak vendos mosfillim procedimi penal! Pse? Jam gati qe nese nuk jane te verteta te perballem per kallzim te rreme! Por e ka te vertetuar demin me vendim gjykate te formes se prere Edi Rama dhe te korruptuarit prokurore falsifikojne dokumente! A keni pare ndonje shkrim nga mediat e soros dhe sherbimit spiunazhit qe te raportojne per prokuroret e korruptuar? Apo nuk korruptohen se jane te perzgjedhur nga soros dhe sherbyes te edi rames?ë