Gazetari Basir Çollaku i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, dosja ‘Xibraka’ dhe ajo për Erion Velaijn mund të bashkohen në një. Sipas tij, kjo ndodh për shkak se personat në të dy dosje janë të njëjtit dhe kanë bashkëvepruar mes tyre për të gjitha.
‘Ne flasim për masë sigurime për Erion Veliajn dhe bashkëshorten. Po vëllain, veprat, sepse pretendimet e ngritura nga SPAK prej më shumë se një muaj. Ndoshta ata janë duke bërë me short se kush do të shkojë i pari në qeli, ndaj kujt do të pritet masa e arrestit.Kemi një apartament në kullën e ‘Sky Tower’. Ne të gjithë e kemi parë në kohën e pandemisë se si shtoheshin 5-6 kate në këtë ndërtesë.Në këtë kullë janë zyrat jo vetëm të Veliajt, por edhe të disa zyrtarëve të tjerë të PS-së, është mbledhur si një çerdhe pushteti.Në këtë kullë janë zyrat jo vetëm të Veliajt, por edhe të disa zyrtarëve të tjerë të PS-së, është mbledhur si një çerdhe pushteti.Pikturat janë nga adresat e pastrimit të parave, veprat e artit. Këtu BKH duhet të këmbëngulë shumë, dhe besoj se kanë mbledhur prova e fakte, se sa para e madhe kanë qarkulluar në këtë adresë dhe janë devirsifikuar më pas në investime e ndërtime jashtë vendit, në lobingje dhe jam e bindur se do të hasim në këto kontrata.
Edhe çështja e Olsit, personat që janë këtë dosje janë edhe klientë të bashkisë së Veliajt në investime dhe biznese. Ka qenë një organizatë me shumë emër në botën e trafikut dhe krimit e çliruar nga akuzat nga drejtoria e kryeministrit të vendit. Këta njerëz e ky hetim, do ti rikthejë së bashku në një dosje të gjithë këta, Edi Ramën, Olsi Ramën, Erion Veliaj’, tha ndër të tjera, Basir Çollaku në SYRI TV.