Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin’, Berisha: Minimumi jetik 200 euro, në 100 ditë e para të qeverisjes

Minimumi jetik është absolutisht zotim solemn që do realizohet”, tha kreu demokrat pas pyetjes së nje qytetari.

“Ne angazhohemi për një rishpërndarje të re të të ardhurave kombëtare, në një model në të cilin qytetarët të jenë përfitues kryesorë të tyre”.

Ne disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar këtë në 100 ditët e para të qeverisjes sonë”.

Sipas kreut demokrat, “nuk mund ta përfitojnë minimumin jetik ata që sigurojnë një pagë minimale 500 euro në muaj”. Natyrisht do përdoren regjistrat ekzistuese të të papunëve”.

“Sikundër do ndëshkohet me ligj spekulimi dhe mashtrimi”.

“Por ky lloj spekulimi nuk mund të pengojë kurrsesi shpërndarjen e re të të ardhurave dhe vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar që merr më pak se 200 euro”.

Interesit të qytetarëve për arsimin Berisha i dha një përgjigje të qartë.

“Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin, transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni”, tha lideri i opozitës.

Share it :