Nga Milaim Nela
HALLI DHE DËSHPËRIMI I EDI RAMËS!
Palosja dhe lëpirja e pështirë e Ramës para Xhorxhia Melonit është përpjekje deri në dëshpërim për të siguruar mbështetje nga Donald Trump. Deri tani ajo duket se ka ngelur e vetmja shpresë për të arritur tek Shtëpia e Bardhe!
Duket se shitja e ishullit të Sazanit tek Jared dhe Ivanka nuk i ka mjaftuar Edi Ramës.
Deri tani nuk është qasur as nga Trump as nga Shtëpia e Bardhë e pas datës 21 Janar.
Nëse Rama nuk siguron një biletë në ceremoninë përuruese Trump 2 me siguri do fillojë rrëshqitjen e tij të pashmangshme.
Ai po lëpin gjithkënd, nga rabinjtë izraelitë deri tek sheikët e pellgut arab.
Rama do luajë çdo gur të mbijetojë!
Gojët e liga thonë qé ka rënë dakord për kampe masive refugjatësh dhe azilkërkuesish të BE-së!
Nuk përjashtohet mundësia e bërjes së Shqipërisë, gropë e mbetjeve toksike të Europës Perëndimore!
Ai e bën këtë sepse nuk ka më rezistencë të brendshme.
Opozita është e dobet dhe e ngatërruar në zinxhirët e drejtësisë së tij.
Shoqërinë civile e ka blerë ose e ka bërë parti Lapiste,Qorriste apo Shabaniste.
Ai nuk ka rezistencë nga brenda Shqipërisë e prandaj në Shqipëri ai nuk shpenzon as 20 % të kohës së tij kryeministrore.
Shqipëria po kalon tani momentet më të rrezikshme të ekzistencës së saj!
Shpopulllim!
Ripopullim me të huaj!
Soroizëm Lapist!
Shitje e copave që kanë ngelur pa shitur!
Patronazhim masiv i votës së diasporës ku 3/4 e administratës i ka lëshuar si langoj nëpër Europë për të kaparuar vota!
A do ta lejojmë?