Këshilltar bashkiak i PD, Dorian Teliti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se SPAK prej vitesh po i ‘’fluturon’’ rreth e qark Veliajt por nuk e kap dot.Teliti: Në gjykimin tim personal, SPAK po fluturon si puna e ‘’Harabelit’’ për analogji po fluturon rreth Erion Veliajt por ende nuk po e kap.
Për Erion Veliajn ne sot kemi një çështje të hapur.l cili ka këto katër akuzat e veta, korrupsion aktiv pasiv, fshehje deklarimi, pastrim produktesh
Ndërkohë që akuzat e Erion Veliajt kanë qenë që këtu e disa vite më parë.
Duke filluar që me inceneratorin që nuk ekziston, me atë shkresën e famshme që ky zotëria merrte kompetencat e këshilli bashkiak ndërkohë që është thjesht kryetari i bashkisë Tiranë.
Ky zotëria mori 93 milionë euro përsipër dhe asgjë nuk i ndodhi.
Kemi një situatë ku prej vitesh i fluturohet rreth e përqark Erion Veliajt por ende nuk e kapka radari për ta kapur dhe të paktën për të bërë atë që që është detyra madhore që është pezullimi i detyrës.
Pezullimin e detyrës si kryetar i bashkisë.
Kjo pasi çdo kryetar bashkie ka tërësisht nën kontrollin e tyre arkivat dhe protokollet e institucionit.
Aty ku realisht gjenden gjurmët.
Erion Veliaj vazhdon akoma në detyrë i cili është potencialisht i mundur që të tjetërsojë dokumentacionet.