Nga Basir Çollaku
Duket se ku hyn SPAK në zyrat e banesat “Veliaj”, nuk ndahet pa. Një qindëmijëshe euro në “cash” me gjithë dijeninë e kontrollit. Po të vlerësosh veprat e artit dhe pasuri të tjera, shumat janë marramendëse. Nuk merr fund me kaq. Nëse BKH zbulon adresa të tjera të fshehura do tronditeni nga gjetjet financiare, pjesë e vjedhjes së mbi një dekade. Po Rama? A do hyni në banesat e tij, në tunelet e tij? Në ofshoret e tij, në bizneset e oborrit të tij familjar? Në investimet strategjike të tij? Në resortet, portet, aeroportet, e pallatet strategjike? Në kontrata e transferta. Shumat mund të dalin me zero të panumërueshme.Olsi ishte në një organizatë. Prokuroria ka 10 vite e nuk po e njeh.
Organizata është kthyer në biznes i madh
Biznesi i madh ka marrë leje ndërtimi, leje strategjike, tendera e koncensione, nga Veliaj dhe Rama?!! A kanë së bashku pasuri dhe investime?!?! A ka hetuar Prokuroria këto lidhje nga hershmëria e ndereve të kthyera në para e pushtet?!
Apartamenti sekret Xoxaj-Veliaj, në një godinë ku u ngritën disa kate në kohë pandemie! Aty kanë zyra shumë pushtetarë e familjarë të tyre. Këta kanë mbetur peng me asetet dhe nuk i qarkullojnë dot për të mbuluar vjedhjet. Makutëria duhet të marrë përgjigje nga hetimi dhe akuzat e rënda duhet të jenë me të pandehur në qeli.