Qytetarët janë mbledhur sërish sot në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kreut të saj, Erion Veliaj, për shkak të aferave korruptive në institucionin që ai drejton.
Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në Partinë Demokratike, avokatja Adriana Kalaja, tha gjatë fjalës së saj përpara protestuesve para Bashkisë së Tiranës se, Erion Veliaj të shkojë atje ku çunat po e presin. Ftohtë është jashtë, por atje do ta mbajnë ngrohtë siç ai ka qejf.
“Prej 42 javësh me gjithë përpjekjet skandaloze të policisë së narkotrafikut, nuk u tërhoqët dhe jeni këtu. Nuk do largohemi deri sa Erion Veliaj të arrestohet. Nuk pranojmë as arrest shtëpie.
Erion Veliaj të shkojë atje ku çunat po e presin. Ftohtë është jashtë, por atje do ta mbajnë ngrohtë siç ai ka qejf.
Ne e kemi treguar se nuk tërhiqemi. Ju policë na dhunuat, na tërhoqët zvarrë më 17 maj 2020, por ne jemi këtu më të fortë së kurrë.
Ndërkohë ku janë qelbësirat që ju mbroni. Për moralin tuaj të ulët, jo për uniformën, nuk keni respekt për dinjitetin tuaj. Bëheni levë e narkomafies në pushtet.
Ne konfliktit e kemi me kriminelët, me mafien në pushtet. S’do tërhiqemi nga kauza jonë deri sa Rama me serën e tij të shkojnë në burg.
Çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese?
Është marrë vendimi më 5 maj 2021, duke menduar se nuk ka mundësi që policia e shtetit të shkelë ligjin kaq rëndë. Neni 6 i ligjit për tubimet parashikon që “policia merr masa për mbarëvajtjen e protestat”.
Ne organizatorët, protestuesit, përcaktojmë vendin e protestës, nuk e përcakton mafia dhe krimi.
Çfarë ka bërë Parlamenti nga viti 2021. Asnjë veprim. Njerëzit e Ramës nuk ndryshojnë ligjet.
Çfarë fati kanë këta, që gjejnë gra kaq të zonja. Ai i Surrelit ka gjetur një grua që sa sheh një pronë e blen përpara të gjithëve.
Gruaja e atij tjetrit, na është bërë artiste, kuratore. Ndërkohë këto fshehin të ardhurat, pastrojnë paratë me veprimtaritë, duke mbajtur pushtetin në mënyrë kriminale.
Para pak ditësh u PD vuri në skaner pasurinë e Edvin Kristaq Ramës, apo Olsit të Xibrrakës.
3 mijë euro ka deklaruar pasuri në 2003, ku e ka sot me aq vila e prona. Aq e pasur është bërë bashkëshortja e tij, sa sot jep para me fajde.
S’keni shembur Teatrin Kombëtar, por godinën. Ne e mbrojmë pa fund. Nuk e fshini dot ju trashëgiminë kulturore dhe identitetin e Tiranës.
Nuk jua falim Tiranën ju bastardëve. Nuk përulemi para jush që nuk jeni veçse Aleanca e Qelbësirave”, tha Kalaja.