Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar në Facebook 3 kallëzime penale të depozituara në SPAK për Ramën, lidhur me shpërdorim detyre me dëm mbi 340,000 € te vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë dhe paguar me paratë publike, Taulant Ballën dhe prokurorët Kraja dhe Millonai, kallëzime për shpërdorim detyre, gjithashtu.
‘3 here që fshiheni si minj! Të sfidoj të nisësh procedimin penal, ose ka vepra penale me dëm publik ose eja më akuzo për kallëzim të rremë’- shkruan Malltezi.
Postimi
3 kallzime penale kam depozituar ne mender SPAK per Edi Ramen (shperdorim detyre me dem mbi 340,000 € te vertetuar me vendim gjykate te formes se prere dhe paguar parate publike),Taulant Ballen (kallzim i rreme) dhe prokuroret Kraja dhe Millonai (shperdorim detyre, falsifikim, veprime arbitrare etj.).
3 here qe SPAK vendos mosfillim procedimi penal ndaj Edi Ramës, taulant balles dhe prokuroreve sherbetore te tyre.
Te sfidoj te nisesh procedimin penal! Ose ka vepra penale me dem publik ose eja me akuzo per kallzim te rreme! 3 here qe fshiheni si minj! 2 muaj qe depozitova ankim ne gjykate ndaj vendimit per mosfillim hetimesh te spak dhe nuk gucon gjykata as te nise gjyqin!
Sa here i con tualeti i partise dhe hajdut Rama mender jush, SPAK i nis brenda dites! 3 here kallzim une dhe nuk guxon! Perballje me palacot e Edi Rames qe fshehin vjedhjet e kryehajdutit te Surrelit!