‘Diaspora, ajka e kombit’/ Alizoti: Ne si PD, po të mobilizohemi të gjithë, ‘çajmë’ malet! Regjistrohuni të largojmë këtë bandë kriminelësh

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti u ka bërë thirrje emigranztëve shqiptarë në Itali të regjistrohen masivisht, si e vetmja mundësi për të mposhtur atë që e ciëlsoi një bandë ordinerësh, Edi Ramën më 11 maj.

Nga Brescia në takimin me bashkëatdshetarë shqiptarë atje, Alizoti tha se askush nuk dëhsiron të lërë vendin, familjen, miqtë e të afërmit, por një qeveri e drejtuar nga narkobanditi Rama, i ka detyruar ata të marin rrugët e botës.Alizoti theksoi gjithahstu se koha e shkurtër e lënë në dispozicion për emigrantët për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, është e qëllimtë, për shkak se siç tha ai, ‘sa më në vështirësi të jenë këta njerëz të dëmshëm të kombit tonë, aq më agresivë e hileqarë do të bëhen’.Diaspora është ajka e atij kombi të vogël, me një histori të dhimbshme e zemër të madhe. S’ka shqipatar që s’ka marrë rrugët e botës për të kërkuar fatet e tyre. Në momentin kur njeriu ik diku tjetër, njeriu s’e ka më familjen, gjuhën, shokët, fëmijërinë me vete, është në një botë tjetër. Fatkeqësisht jemi kombi ku më shumë se gjysma është jashtë e pakica në shtëpi. Shqiptarët s’jetojnë dot pa shqiptarët. Ne s’duhet të përcjellim prindërit tanë, e pse s’duhet të jetojmë me ta?! Sepse kanë vendosur një tufë maskarenjsh që të qeverisim?

Si mundet kryeministri të këtë mik Vuçiç, armikun e shqipatrëve të Kosovës e të mos ketë mik kryeministrin Kurti?! Jemi kombi më vital e energjik në botë. Pse s’janë të suskesshëm në shtëpinë e tyre, pse ka marrë rrugët e botës për t’u ushqyer? Gjëja më e bukur e këtij takimi sot, është se është takim natyral, i vërtetë e jo me ministra e deputetë që vijnë nga Tirana. Është takim i lirë, që iu ka sjellë shpirti i lirë.

Rruga dhe vështirësia e një emigranti është më e madhja, më e paimagjinueshmja. Ju të gjithë së bashku, kemi një mision jetik. Kemi vetëm Shqipërinë, ajo sot është në udhëkryqin më të madh. Mbuloj qarkun e Elbasanit, vendi i profesorëve e gjuhës shqipe, kontrollohet nga disa banditë ordinerë, s’janë ata po është Rama. Berati, Durrësi, Shkodra, e gjithë Shqipëria të kontrolllohet nga askushi?! Duhet të jeni ju.

Ju lutem regjistrohuni, qëllimisht kanë lënë kohë të shkurtër, të gjithë regjistrohuni që vota të jetë efikase. Ne jemi shumë, sa më në vështirësi të jenë këta njerëz të dëmshëm të kombit tonë, aq më agresivë e hileqarë do bëhen. Ne jemi partia e njerëzve të lirë, të vërtetë, s’jemi partia e Aranit Çelës që ekzekutonte njerëz. Ne si PD, po të mobilizohemi të gjithë, çajmë malet.”

‘Diaspora, ajka e kombit’/ Alizoti: Ne si PD, po të mobilizohemi të gjithë, ‘çajmë’ malet! Regjistrohuni të largojmë këtë bandë kriminelësh

Vota e pastër, vota e emigrantëve’ /

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko