Gjykatë kushtetuese e dorëzuar pa kushte

Luçiano Boçi

Gjykatë kushtetuese e dorëzuar pa kushte

Që një Gjykatë të deformojë konceptet bazë të drejtësisë dhe lirisë të kushtetutës së një vendi, ngjan si fanta-shkencë.
Por në Shqipëri është një realitet.
Dhe kjo ndodh sepse Gjykatat dhe insitucionet e sotme të drejtësisë janë nën efektin e fushatës politike dhe i kanë kapur ethet e votave për të mbajtur në këmbë veten, nëpërmjet Ramës.
Shërbimi i tyre duket pa kushte në rastin e interpretimit të kërkesës së Z. Berisha dhe pa shumë PA të tjera: pa logjikë juridike, pa paanësi politike, pa profesionalizëm dhe pa konsideruar kushtetutën.
Është një tmerr juridik i përzier me meskinitet human dhe humor të zi.
Degradimi dhe dorëzimi është kaq i plotë sa e bën të panevojshëm dhe formalitetin e tyre protokollar me nota pompoziteti, pa pikë dinjiteti.
Një Gjykatë që nuk di me dashje në arsyetim se ç’është liria, është shërbëtore e verbër e armiqve të lirisë.
Te atyre armiqve, parlamenti i të cilëve e trajton atë dhe vendimet e saj si zhele, duke ia tundur Xhaçkën si mollë të ndalueme.
Të atyre armiqve të lirisë dhe kushtetueshmërisë që vendimin e saj për Teatrin po e gropos dhe e betonizon faqe botës.
Gjykatë mjerane e dorëzuar pa kushte!

Gjykatë kushtetuese e dorëzuar pa kushte

Shehaj: Ministri i Brendshëm fsheh çfarë ka

Gjykatë kushtetuese e dorëzuar pa kushte

Analiza në “The Telegraph”: A po prek

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko