Emigrantët shqiptarë në Brescia i kanë rezervuar një pritje entuziaste përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët morën pjesë në një takim masiv.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se vota e diasporës ka një rëndësi kyçe për realizimin e rotacionit politik në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vetëm përmes saj mund të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë pas pasojave të qeverisjes së Edi Ramës.Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti. Ai e vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars.Ndërkohë, kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar mundësinë e ndryshimit përmes votës së tyre.
Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.