Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, thotë se Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet pas deklaratës që bëri për policin që u hodh nga lartësia pak ditë më paarë
Cfarë ka ndodhur me policin që arrestoi djalin e Samir Manes?Ministri i brendshëm që duhet të na sqaronte ka bërë një deklaratë që është për të vënë duart në kokë.Dimë që të dielën është arrestuar djali i Samir Manes.
3 ditë më vonë, polici që arrestoi djalin e Samir Manes, sipas policisë, ka rënë nga lartësia e një pallati dhe ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Ministri, në vend që të sqaroj opinionin publik nëse është hedhur, nëse e kanë hedhur, nëse e kanë dhunuar, nëse i kanë bërë presion dhe e kanë shtyrë drejt vetvrasjes, del me një deklaratë politike skandaloze, që rrit vetëm dyshimet mbi faktin që kemi të bëjmë me një polici kriminale dhe të kapur.
Është e papranueshme që mos të sqarohet opinioni publik në lidhje me një skandal kaq të madh. Ministri i brendshëm, pas kësaj deklarate duhet të japi dorëheqjen”, thotë Shehaj.
E nisim nga çfarë dimë.