Deputeti i qarkut Elbasan, Dashnor Sula, nga Brescia e Italisë në takimin e tij me shqiptarët e diasporës, ka bërë thirrje për të shpëtuar Shqipërinë nga duart e Edi Ramës, i cili e ka kthyer vendin në një kënetë dhe vetëm vota e pastër e diasporës mund të shpëtojë vendit e të sjellë shqiptarët në vendin e tyre.
Gjatë fjalës së tij Sula u shpreh se diaspora është shpresa e fundit për Shqipërinë dhe e vetmja që mund të sjellë një rrotacion politik
Kam 20 vite në politikë, kam bërë takime më të mëdha por sot është shumë e vështirë nga emocionet të flas para jush dhe bashkëatdhetarëve të mi në të gjithë italinë. Ju jeni pjesa më e mirë e shqipërisë, pjesa më e mirë e kombit shqiptarë, njerëzit më të pasur, më të ndershëm, njerëzit më të sakrificës dhe jeni këtu ku keni ngritur emrin e shqiptarëve
Për ne është kënaqësi dhe sigurisht nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, drejtuesi politik Tomorr Alizoti, Bledi Himçi, dhe kushdo që donte të vinte erdhëm me dëshirën më të madhe për të ju thënë dy fjalë. Se shqipëria sot është kthyer në një kënetë dhe atë mund ta shpëtojë një lum i pastër si jeni ju, vota e pastër është vota e emigrantëve shqiptarë.
Edi Rama ka bërë atë që ka intimiduar, dhunuar ja ka vjedhur shpirtin, votën shqiptarëve. Ai e ka të pamundur të ju intimidojë ju, të ju blejë votën, ta deformojë rezultatin dhe shpëtimi i shqipërisë janë bashkëatdhetarët në të gjithë diasporën.
Miq, vëllezër jemi ne që jetojmë në shqipëri në një udhëkryq. Vetëm kur vini ju shqipëria gumëzhin, ka më shumë lëvizje mbushen rrugën dhe ditët e tjera shqipëria lënogn. Lëngo sepse Edi Rama, më besoni nuk jam ekstremist por besoj cka them, Rama po na merr shpirtin. Atë që nuk ja bënë pushtuesit, na e ka bërë Edi Rama brenda 10 vitesh duke na larguar 1 milion shqiptarë. Kjo është e tmerrshme. Jeni shpresa e fundin për shqipërinë, nëse ju sillni lumin me vota do të sillni rrotacionin në politikë.”