Donald Trump foli edhe për atentatin kundër tij.
“Gjatë tetë viteve të fundit jam testuar më shumë se çdo president tjetër”, tha Trump në fjalimin e tij në Capitol Hill menjëherë pas betimit.
“Disa janë përpjekur të ndalojnë kauzën tonë dhe janë përpjekur të më heqin lirinë, madje edhe jetën time. Por, jeta ime u kursye për një arsye, për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, theksoi Presidenti i ri amerikan.Trump shtoi se qeveria e tij do të punojë për të përballuar çdo krizë me “dinjitet, fuqi dhe force” dhe “do të sjellë përsëri prosperitet për qytetarët e çdo race, feje, ngjyre dhe besimi”.
“20 janari 2025 është dita e çlirimit”, tha Trump.
Më tej, Trump dha detaje mbi disa nga veprimet ekzekutive që planifikon të ndërmarrë tani që është President.Sot, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që shpall një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë. Të gjitha hyrjet e paligjshme do të ndalohen menjëherë dhe qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona të huajve kriminelë nga kanë ardhur. Urdhrat e sotëm ekzekutiv do të përfshijnë përcaktimin e karteleve si organizata të huaja terroriste. Duke thirrur “Aktin e armiqve të huaj të vitit 1798” qeveria do të përdorë fuqinë e plotë dhe të pamasë të zbatimit të ligjit federal dhe shtetëror për t’i dhënë fund bandave të huaja në tokën amerikane”, deklaroi Donald Trump.