Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD ka denoncuar parregullsi të rënda lidhur me pronësinë e tokës në Surrel dhe financat e bashkëshortes së kryeministrit, Lindita Rama.
Sipas saj, prona prej 4,483.50 m² është kaluar nga statusi “shtet” në truall privat përmes falsifikimeve të dokumenteve dhe manipulimeve ligjore.Në vitin 2004, Komuna Dajt i konfirmoi pronësinë shtetasit Isuf Isufi bazuar në Ligjin Nr. 7501, por më pas dokumentet u ndryshuan në mënyrë të paligjshme.
Banorët e zonës denoncuan këto shkelje, duke çuar në hetime nga Prefekti i Tiranës në vitin 2011. U zbulua se Isuf Isufi kishte përfituar në kundërshtim me ligjin rreth 8,800 m² tokë.Në vitin 2013, prona i kaloi Lindita Ramës për një çmim simbolik prej 193.88 lekë/m², ndonëse ajo figuron si pronë shtetërore.
E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ avokatja Kalaja u shpreh se situata është më e rëndë nga ajo që u tha më lart, pasi Dumani dhe Dumanët e tjerë thonë se nuk ja kemi idenë kësaj çështje dhe ndërkohë që e marrin si një veprim që ka bërë Linda Rama, lind pyetja: A mund ta përfitonte Linda Rama këtë prone, nëse nuk do ishte bashkëshorte e kryeministrit?
Deklarata e avokates:
“Nëse do më lejosh, vetëm dy fragmente për këtë që tha zoti Burimi, ka shumë lidhje me çështjen e tokës në Surrel.
Në shtator të 2024 PD ka bërë kallëzim për këtë çështje, çfarë bëri Altin Dumani? Situata është edhe më e rëndë, nuk jemi para fakteve që Dumani dhe Dumanët e tjerë thonë se nuk ja kemi idenë kësaj çështje. Jo!
Ne ja kemi çuar të kopsitur siç edhe ju po e shikoni dhe e patë në Konferencë, me detaje edhe më të hollësishme, sepse në një kallëzim penal,ti ke mundësi të shprehesh argumentat ligjor, rrethanat e faktit dhe në mënyrë më të lirshme.
Brenda 10 ditëve ky njeriu që është aty për të mbrojtur pushtetin dhe jo Kushtetutën dhe Shqipërinë, e delegon këtë çështje në prokurorinë e Tiranës.
Pra SPAK ndërkohë që paska kompetencë për ish-kryeministrin Berisha, nuk paska për kryeministrin aktual Rama.
Ndërkohë që e marrin si një veprim që ka bërë Linda Rama dhe këto pyetje i bëmë ne në Konferencë: A mund ta përfitonte Linda Rama këtë prone, nëse nuk do ishte bashkëshorte e kryeministrit?
A ka hequr dorë Dumani ndryshe nga rastet precendente dhe që e detyron ligji nga gjykimi martesor, çfarë bën prokuroria e Tiranës?
E mban për një periudhë 4-mujore dhe në fund të dhjetorit e bën me mosfillim, që ligji thotë se nëse kalon 15 ditë, ti nuk mund ta bësh këtë gjë, duhet ta bësh patjetër me pushim nëse ty nuk të dalin argumetat provat e faktet.
Vendimi i mosfiillimit përveç se nuk merte asnjë argumentim në lidhje me çështjen, ka një problem shumë të madh qoftë për anën proceduriale, qoftë për atë morale, sepse drejtësia përpara se të jetë drejtësi është edhe dinjiteti dhe integriteti i një gjykatësi, kur ka përpara çështje që lidhen me pasuri publike e shtetërore”.