TikTok-u ende i hapur, por po përgatitet për rihapjen
Sot nga Davos i Zvicrës mësuam se do të rihapet TikTok, por që të bëhet realitet ky premtim më parë duhet mbyllur!
Imagjino dikë që përgatitet seriozisht për divorcin para se të martohet ?!
Ose imagjino një kamarjer që njofton klientelen: do mbyllim restorantin, por do ta hapim prap, ndërkohë që klientët janë duke ngrënë.
Duket se kryeministri dëshiron t’i kujtojë shqiptarëve gëzimin e madh që përjetojnë kur vijnë drita pasi është i sigurte se askush nuk pyet: pse ikën dritat?
A bëri prapakthehu kryeministri pas vendimit të Presidentit Trump për TikTok?
Dilema rrezikon të kthehet në trilemë:
A është më mirë një TikTok i hapur që pritet të mbyllet, një TikTok i mbyllur që do të rihapet? Apo një TikTok që duhet të jetë më miqësor me sukseset e qeverisë?
Këtë trilemë as algoritmet nuk mund ta zgjidhin dot